Kreu i partive europiane, simotra të PD, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke dënuar protestat e d.hunshme në Tiranë.
Joseph Daul shkruan se palët politike duhet të ulen në tryezën e dialogut të ndershëm.
“Dënoj fuqishëm përdorimin e d.hunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri.
Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të zbusin retorikën dhe të ndalojnë çdo d.hunë” – shkruan kryetari i Partive Popullore Evropiane.
Kjo deklaratë i shtohet zërave ndërkombëtarë që i kërkuan Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit të ndalin hedhjen e molotovëve ndaj institucioneve të shtetit dhe efektivëve të policisë.
Në morinë e këtyre deklaratave, ditën e djeshme spikati ajo e CDU/CSU. Partia e Angela Merkel i kërkonte Lulzim Bashës që të ulej në tryezë me mazhorancën pa vendosur parakushte.