Deputeti i PS-së Ervin Bushati deklaron se kreu i PD-së Lulzim Basha ka humbur edhe në shtëpinë e tij në zonën ku jeton prej lindjes. Ai nxjerr rezultatin e zgjedhjeve të 2017 në QV 1929 ku ka marrë 33% të votës së fqinjëve. Bushati thtoë se ‘makthi i Bashës’ janë tre vajza që ishin komisionere në këtë qendër votimi.
STATUSI I BUSHATIT
Basha nuk fiton zgjedhjet në shtëpinë e tij: Si pretendon të bëhet kryeministër?!
Fakti 1: Z. Lulzim Basha gjithë jetën e tij ka votuar në të njëjtën kuti, #QV1929: që kur ka lindur në shtëpinë e prindërve të tij, me të njëjtët komshinj të cilët e njohin mirë që prej vitit 1974, këtu në Njësinë #8 Tiranë.
Fakti 2: Z. Lulzim Basha në Zgjedhjet 2017 mori vetëm 33% të votës së komshinjve të tij që e njohin që fëmijë: pra ka humbur në shtëpinë e tij. Mos harrojmë që kjo është një lagje që votonte historikisht djathtas: që kur u bë Z. Basha kryetar, PD nuk fiton më aty!
Fakti 3: Në zgjedhjet 2017, në #QV1929 ditën e votës, komisionere të PS ishin 3 studente ekselente. As banda dhe as kriminelë: por 3 vajza që ia ulën kokën kryetarit të PD, pikërisht pak metra nga ku ka lindur e është rritur. Këto vajza janë makthi i Bashës?!
PS mori +61 vota më shume se PD datën 25.06.2017!
E ftoj Z. Basha: të gjejë cila bandë i vodhi zgjedhjet pikërisht në shtëpinë e tij?!
Ai pretendon më kot se bandat dhe grupet kriminale i kanë vjedhur votat. E quan jolegjitime Kuvendin që doli nga zgjedhjet me demokratike të mbajtura ndonjëherë, standardet e së cilës i garantoi vetë duke patur në drejtim gjithë institucionet më të rëndësishme në vend.