Sekuestrohet arma e rrezikshme vrasëse para ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Tritoli TNT është armë që vret, plagos ose qwrron .
Drejtoria e Policisë së Shtetit ka dhënë alarmin për përdorimin e tritolit të rrezikshëm TNT në sulmin e natës së sotme.
Një bombë e llojit TNT me një sasi të madhe tritoli megjithëse është ndezur, për fat të mirë nuk ka shpërthyer. Një ngjarje e tillë bëhet e ditur nga një burim policor i cilit thotë për Tirananews se arma plasëse është sekuestruar dhe po i vihet në dispozicion hetimit.
Sipas burimit policor kjo lioj bombe është tepër rrezikshme, pasi është një dinamit që vret, plagos ose të qeron.
Një lloj i tillë arme kaq e rrezikshme gjendet në vëndet fqinje dhe mund të ketë ardhur enkas për këto protesta. Është fatale për policët, por edhe për protestuesit nëse një armë e tillë. (lexo.al)