osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas kapjes së kokainës në Maminas, ka nisur menjëherë në Ekuador larja e hesapeve ndaj personave “përgjegjës” që dyshohen si “tradhëtarë”

Pas kapjes së kokainës në Maminas, ka nisur menjëherë në Ekuador larja e hesapeve ndaj personave “përgjegjës” që dyshohen si “tradhëtarë”

Nuk ka zgjatur as dy javë “armëpushimi” pas kapjes së gjysmë toni kokainë në Shqipëri. Siç pritej, ka nisur menjëherë larja e hesapeve ndaj personave “përgjegjës” që dyshohen si “tradhëtarë”.

Vrasja në Ekuador e shqiptarit të tretë, Fadil Kaçaniç bashkë me të shoqen Fatime, është shenjë se zullumi është trashur dhe atje tashmë ndodhet një bazë shumë e fortë e mafia-s shqiptare.

Burime nga agjencitë ligjzbatuese thanë për tesheshi.com se ka një “bashkim kombëtar” të trafikantëve në operimin e trafikut të kokainës dhe janë përdorur si baza lidhjet e vjetra ish-jugosllave të Amerikës Latine.

64-vjeçari ka qenë agjent sekret i UDB-së jugosllave por pas pensionimit është lidhur me grupe shqiptarësh nga Kosova që i kanë kërkuar të blente kokainë nga kolumbianët. Kaçaniç mësohet se ka vite që është njeriu i cili porosit drogën që menaxhojnë shqiptarët në Europë.

Vrasja e tij është një shenjë shumë e rëndë, pasi për të nuk ka pasur asnjë problem për mbi 15 vjet ngaqë ka qenë një profesionist në diplomaci dhe marrëveshjet me palët.

64-vjeçari Fadil Kaçaniç(Kaçaniku) dhe bashkëshortja e tij 63-vjeçare, Fatime,u gjetën të vrarë në rrugë por mësohet se janë ekzekutuar më parë në banesë.

Ata u gjetën të vdekur në një zonë të banuar pranë qytetit të Guajakilit, në perëndim të vendit. Kaçaniç u qëlluar për vdekje me tre plumba, ndërsa bashkëshortja ishte goditur me sende të forta.

Trupat e tyre u gjetën pranë një autostrade jo shumë larg vendit ku banonin dhe hetuesit thanë se bëhet fjalë për disa pjesëmarrës në krim të cilët hynë në shtëpinë e tyre të veshur si policë.

Pasi i vranë, ata u kishin marrë edhe një shumë të madhe parash që Kaçaniç mësohet se i kishte përfituar nga trafiku i drogës. Ekzekutorët lëviznin me dy automjete me xhama të errët.

Shqiptari i Malit të Zi mësohet se ishte një njeri kyç  dhe më i besuari i kartelit që furnizonte bashkëatdhetarët e tij me kokainë.

Vrasja e tij është shenjë shumë e keqe, pasi tregon se krerët e kartelit kanë vendosur të shkatërrojnë gjithçka nga marrëdhënia me shqiptarët, deri sa kanë vrarë njeriun kryesor që ata i besonin dhe kishin krijuar një marrëdhënie të gjatë.

Hetime po kryhen për lidhjet mes këtij rasti me ngjarjeve e dy viteve të kaluara. Rasti i parë është ai i majit të 2016-ës, kur shqiptari Ilir Hidri u qëllua për vdekje në Guajakil.

Hidri u vra me 3 plumba pas koke, siç edhe u mësua më vonë nga një tjetër shqiptar. Ai dyshohet se është vrarë pasi prej disa kohësh ishte inflitruar në një rrjet të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri.

Por nuk përfundoi me kaq. Rasti i tretë ishte plagosja e shqiptarit nga Kosova, Remzi Azemi, gjithashtu i dyshuar si trafikant kokaine.

Azemi lëvizte me një automjet të blinduar, kur iu afruan dy persona që lëviznin me motoçikletë. Ata qëlluan në drejtim të tij 4 herë. Azemi ndodhej në shoqërinë e bashkëshortes së tij me origjinë shqiptare si dhe vajzës 3-vjeçare.

Po ç’duan shqiptarët në Ekuador?

Ky vend ka një pozicion tejet strategjik, pasi ndodhet mes Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në Amerikën Latine.

Prej vitit 2015, dollari është monedha kryesore e këmbimit në vend dhe kjo ka krijuar kushte të mira për trafikantët e drogës që të pastrojnë dhe ruajnë paratë e tyre në këtë vend.

DEA e konsideron si një postacion kyç të veprimtarisë së saj Euadorin. Kjo agjenci ka gjurmuar e para që grupet shqiptare kanë arritur që të bëhen tërheqësit in primus të kokainës direkt nga tregtarët e drogës që vijnë nga Kolumbia dhe Peruja.

Në Ekuador është krijuar një komunitet i vogël shqiptarësh që jeton aty dhe merret vetëm me sigurimin e mallit nga prodhuesit, si dhe lëvizjen e parave që vijnë nga droga dhe përdoren për të blerë kokainën.

Prej disa vitesh ka pasur një integrim apo aleancë të rëndësishme të grupeve të krimit në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat e kanë Prizren qendrën nevralgjike të tyre ku kryqëzohen jo vetëm rrugët e trafikut dhe shkëmbimit, por dhe facilitetet infrastrukturore për riciklimin e parave nëpërmjet investimeve në sektorët e bixhozit dhe dëfrimit.

Megjithatë, mësohet se kjo luftë që ka shpërthyer në Ekuador po bëhet për sasira të mëdha parash që janë depozituar atje.

DEA ka arritur të hyjë edhe në disa grupe të mëdha trafikantësh shqiptarë nga Britania e Madhe dhe Holanda, të cilët po hyjnë në nivelet e larta të klasifikimit në krahasim me grupet e tjera të krimit të organizuar.

Madje mësohet se prej kohësh, depërtimi brenda grupeve ka arritur edhe rezultate të rëndësishme të zbulimit të aktivitetit të tyre, ku u është bërë dhe identifikimi i  kokës së vërtetë të krimit që ndodhet në Tiranë.

Ilir Hidri, i vrari i parë ishte arrestuar në Spanjë si pjesë e një grupi ndërkombëtar trafiku të kokainës nga Ekuadori në Spanjë, drogë kjo që shpërndahej më pas edhe në vende të tjera të Europës. /tesheshi.com/