Protestuesit e opozitës kanë mbërritur para parlamentit ku kanë vijuar hedhjen e kapsollave dhe tymuese dhe duke rrëzuar gardhin metalik që rrethon godinën e Parlamentit.
Deri më tani protesta ka shkuar e qetë, përpos hedhjeve të mjeteve piroteknike që janë të ndaluara me ligj.
Gjithashtu raportohet se protestuesit nga sendet e hedhura kanë thyer disa xhama tek Drejtoria e Policisë.