Në media është artikuluar shpesh se protesta e aktorëve të Sindikatës së Artistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile kundër një godine të re të teatrit ka prapavijë të qartë politike të lidhur me PD.
Artistë shumë pranë PD në emër edhe të një nisme “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” kundërshtojnë projektin e ndërtimit të një godine të re për Teatrin Kombëtar që do tí jepte një hov të ri jetës kulturore të kryeqytetit.
Fjalor i shëmtuar, ngritja dhe trashja e zërit, rrahja e gjoksit ishin panorama e çdo proteste të këtij grupi të vogël, të cilët menjëherë pas saj shkonin e raportonin tek Basha.
Por janë të njëjtët njerëz që në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kundërshtonin projektin e ri të teatrit, në emër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ndërkohë që nuk pamë asnjë reagim të tyre për zjarrvënien tek Kryesia e Kuvendit, Kryeministria dhe Parlamenti.
Si artistë, ata e dinë mjaft mirë se edhe Kryeministria u projektua më 1939-ën nga arkitekti italian Gherardo Bosio dhe është pjesë e aksit monumental të Tiranës. Janë të së njëjtës epokë, madje estetikisht e arkitektonikisht më imponuese se godina e Teatrit!
Janë të njëjtët persona që nxituan të dalin foto me Sekretarin Organizativ të PD, Sahit Dollapi i cili ishte një prej organizuesve të protestuesve të dhunës që i vunë flakën godinave monument kulture si Kryeministria dhe Kryesia e Kuvendit, ndërkohë që si në çdo protestë, nuk mund të mungonte deputetja e PD-së Albana Vokshi me të cilën organizonin edhe protestat për teatrin.
Ka qenë Elona Caslli, që ka publikuar foto nga spitali ku duket edhe Robert Budina, nga ku tregon pse mori vendimin për ta vizituar zyrtarin e PD. “Post Scriptum- Të shkuara dhe të fala nga im atë.
Shkrepje nga- Albana Vokshi”, shkruan aktivistja në Facebook e cila duket se e ka idhull. Në prapaskenë, selia blu dhe Lulzim Basha do të nxisnin dhe do të koordinonin protestën e aktorëve.
Me sa duket, pretendimi i tyre se janë për ruajtjen e trashëgimisë është thjesht e vetëm një fasadë, pasi ajo që i bashkon është halli i partisë.