Partia Socialdemokrate në Kosovë ka njoftuar për mediat se forcat policore kanë a.rrestuar në mëngjesin e sotëm, deputetin Dardan Molliqaj, bashkëshortin e ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.
“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.
A.rrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore.
Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme.”- shkruhet në njoftimin e PSD-së, ku nënvizohet se deputeti Molliqaj nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për t’u paraqitur në gjykatë.
“PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre.”- përmbyllet reagimi i PSD-së, që kërkon lirimin e menjëhershëm të Molliqajt.