Lulzim Basha ka dhënë një paralajmërim të rrezikshëm në deklaratën para drejtorisë së policisë së shtetit në Tiranë, në mëngjesin e ditës së dielë.
Nëse do të kishte instituciona normale ligjzbatuese dhe të drejtësisë në Shqipëri Basha do të merrej nën hetim penal dhe pse jo dhe në një izolim të plotë si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe luftënxitës.
Basha ka paralajmëruar në mëngjesin e ditës së sotme se do të ushtrojë dhunë proporcionale ndaj policisë së shtetit, pavarësisht faktit se militantët e PD dhe LSI nën urdhërat e liderëve të tyre sulmojnë institucionet që ruan policia, por dhe vetë policinë.
“Dhuna barbare ndaj protestuesve, vajzave, grave, figurave politike, Dollapit që u dhunua vetëm për të dërguar mesazh junte, mafie, do të marrë nesër përgjigje proporcionale nga populli i vendosur për ta çuar deri në fund këtë betejë”.
O me juntën kriminale o me popullin e bashkuar për liri!”, deklaroi Basha, në mënyrë kërcënuese, duke paralajmëruar përshkallëzimin e dhunës ditën e hëtë pasdite, kur është lënë dhe protesta e radhës e opozitës.
Dhe një përshkallëzim i tillë nga ana e liderit të opozitës, përballë një turme militantësh të “eksituar” politikisht dhe të gatshëm për dhunë, mund të sjellë dhe një konflikt civil në vend, fundi i të cilit është shumë i vështirë për t’u ditur.
Ajo që mund të merret me mend është se në një konflikt civil, në rastin më të paktë mund të shkaktohet një gjakderdhje prej qindra viktimash, nëse partnerët ndërkombëtarë ndërhyjnë me shpejtësi dhe marrin situatën në dorë.