osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha mbrohej në protestë nga 8 badigardë: Doli nga shtëpia dhe urdhëroi Bashën të mos ndalë dh.unën

Berisha mbrohej në protestë nga 8 badigardë: Doli nga shtëpia dhe urdhëroi Bashën të mos ndalë dh.unën

Sali Berisha ditën e djeshme nuk ka qënë shumë aktiv publikisht në protestën e opozitës përreth kryeministrisë dhe sulmeve me molotov ndaj institucioneve të shtetit.

Është parë përballë kryeministrisë, i rrethuar nga badigardë të shumtë për ta mbrojtur dhe për të garantuar lëvizjen e tij pa probleme mes turmës apo për t’u ruajtur nga gazi lotsjellës.

Sali Berisha ka lëvizur ditën e protestës para kryeministrisë dhe rrotull saj, nën mbrojtjen e 8 badigardëve që nuk e humbnin asnjëherë vëmendjen dhe për më tepër nuk lejonin asnjë njeri që t’i afrohej ish kryeministrit.

Hera e fundit që u pa Berisha nën shoqërinë e truprojave të shumta, ishte në momentin kur Basha në krye të një turme protestuesish u soll rreth kryeministrisë, dhe bëri një ndalesë tek një nga pemët afër saj, për të marrë dhe veten nga gazi lotsjellës.

Pikërisht këtu lëvizi dhe Sali Berisha që erdhi nga banesa e tij, ku kishte shkuar për t’u qetësuar, pasi kaloi nga TVSH dhe tek ish INIMA, për të arritur tek Lulzim Basha.

Një kalim “stafete” mes badigardësh dhe për të mbërritur tek Luli dhe nga ajo që u dëgjua nga njerëz prezentë në atë moment, Berisha i tha kreut të PD që të vijonte protestën dhe përplasjen me policinë, pasi Basha dukej i “dorëzuar”.

Kaq u desh dhe kreu demokrat, pasi tha “dakord” niset sërish drejt sheshit para kryeministrisë, dhe vijoi përplasja me policinë në të njejtin intensitet, ndërsa Berisha lëvizi si hije mes tyrmës, larg syrit të mediave. Gjithnjë nën “mburojën” e fortë të truprojave të shumta.

Por ajo që ka rënë më shumë në sy ditën e djeshme ka qënë dyfishimi i truprojave që mbrojnë Berishën, pasi në raste normale ai gjithnjë ka pasur 2 apo maksimumi 4 badigardë sa herë ka pasur aktivitete të tilla, përfshirë dhe protestat.

Në kushtet kur Berishës i kanë hequr dhe mbrojtjen zyrtare nga shteti, s’ka më gardistë të paguar nga shteti për ruajtjen e ish kryeministrit demokrat, ai mbrohet nga truproja private, të paguara nga vetë familja Berisha. Për më tepër roja të dyfishuara.

Berisha është i trembur se mos bëhet pre e hakmarrjes së familjarëve të të vrarëve me urdhër të tij, të cilët më se njëherë janë shprehur se do të bëjnë vetëgjyqësi, pasi drejtësia nuk po merret me vrasësin shtetëror të njerëzve të tyre./Pamfleti/