osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sahit Dollapi, versioni paramilitar “Shaban Memia”. Si i kaloi 12 milionë euro nga CEZ tek PD, 5 muajt e parë të 2013

Sahit Dollapi, versioni paramilitar “Shaban Memia”. Si i kaloi 12 milionë euro nga CEZ tek PD, 5 muajt e parë të 2013

Sahit Dollapi nuk është rastësisht sekretari i organizimit në Partinë Demokratike, i thirrur aty për të qënë dorë e fortë në parti dhe një organizator i grupeve paramilitare të PD kundër qeverisë.

Në fillim për hir të së vërtetës një post i tillë që e kishte mbajtur pa lavdi Flamur Noka, iu ofrua Agron Kuliçit, ish badigardit të Sali Berishës dhe më pas ish zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së shtetit.

Por Kuliçi e refuzoi me arsyetimin se do të bëhej tabelë qitjeje nga ana e mazhorancës, për shkak të akuzave të forta që ka mbi supe, por dhe si njeriu më i afërt i Sali Berishës.

Pas kësaj një post i tillë, që duhej të mbahej patjetër nga një njeri i Berishës, iu dha Sahit Dollapit, një emër jo pak të njohur për financat e PD.

Sahiti ngarkohet si sekretar i organizimit në PD, pikërisht në një post të cilin me 1997 e deri më 2005 e kishte mbajtur me shkëputje Shaban Memia, njeriu që quhej dhe krahu i armatosur i PD dhe që më shumë se me organizimin e partisë merrej me mobilizimin e paramilitarëve kamikazë.

Pikërisht një mobilizim të tillë ka bërë dhe Sahit Dollapi, i cili dhe dje ishte në krye të këtyre njerëzve të dhunshëm që hodhën molotovin dhe kapsollat.

Vetëm për një moment i gjend i vetëm dhe në pamundësi për ta shpëtuar vrapi i shpejtë, rrëshqiti dhe dëmtoi fort gjurin dhe shpatullën, ra në dorën e trupave speciale, të cilat nuk ia kursyen as ata shkopinjtë e gomës në kurriz.

Por Sahit Dollapi nuk ka qënë vetëm furnitor me paramiltarë i protestës së dhunshme të PD, pasi në kohën kur Berisha ishte në pushtet ka dhënë goxha para për Partinë Demokratike.

Janë të paktën 12 miliardë lekë, ato që dyshohet që kanë kaluar nga sistemi i energjisë, në arkat e PD në pesë muajt e parë të vitit 2013, kalim i mundësuar nga Sahit Dollapi, i emëruari direkt i Sali Berishës dhe Genc Rulit në pozicionin e administratorit të përgjithshëm të CEZ.

Përgjatë tetë viteve të qeverisjes së djathtë, si një prej njerëzve më të besuar të Sali Berishës, Sahit Dollapi mbajti tre pozicione kyçe, atë të drejtorit të përgjithshëm të KESH, të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë dhe pas largimit të çekëve, edhe pozicionin kyç të administratorit të përgjithshëm të CEZ.

I graduar në këto pozicione jo për shkak të ndonjë kualifikimi të spikatur, por për besnikërinë dhe aftësitë e tij në organizimin e protestave në kohën e Nanos, drejtimi i këtyre institucioneve nga Sahit Dollapi është i mbushur me skandale dhe afera të rënda korruptive.

Duke nisur nga shpenzimet e luksit, që në momentin e marrjes së detyrës si drejtor i përgjithshëm i CEZ, në janar 2012, Dollapi denoncoi çekët për shpenzimet e tyre të luksit.

Megjithatë, vendosi në mënyrë arbitrare t’i caktonte menjëherë vetes një rrogë prej 5 mijë eurosh, duke porositur që në muajin e parë 150 celularë “iPhone 5”, me vlerë 500 euro secili, si dhe një numër makinash të kushtueshme për drejtorët.

Për pasojë, për shkak të paaftësisë dhe vjedhjeve arkëtimet e CEZ nën administrimin e Dollapit erdhën në rënie, 8% vetëm në muajin e parë të drejtimit të tij, në shkurt 2012, një diferencë prej disa miliona eurosh që nuk dihet ku shkuan.

Humbjet e energjisë elektrike pёr 5 mujorin e parё të vitit 2013 arritën nё afro 1.253 miliardë lekë, pra sa rreth 50 % e energjisё elektrike tё hedhur nё treg, para të cilat kaluar në selinë e PD.

Nuk duhet harruar që vetëm një vit më parë, CEZ ishte nёn goditjen e ofensivёs qeveritare, qё nga kryeministri, Ministri i Financave, Ministri i Ekonomisë dhe vet grupi parlamentar i PD, me qëndrime anti-CEZ kur kjo kompani administrohej nga firma çeke.

Po t’iu referohemi arkëtimeve, për periudhën kur CEZ administrohet nga shteti, vihet re një përkeqësim i tyre.

Përgjatë kohës së drejtimit të CEZ, ashtu siç kishte ndodhur më parë në KESH apo UKT, u bë e zakonshme që tenderat të shpërndaheshin midis njerëzve të afërt, ndërsa mbulimi i gropës në buxhet nisi të mbulohej me “gjoba” gjithmonë e më të kripura ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Në maj 2013, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, mediat publikuan në atë kohë një listë me dhjetëra mijëra emra qytetarësh, të cilët ishin detyruar të paguanin për muaj të tërë dyfish më shumë nga sa energji konsumonin.

Një politikë e tillë nuk ishte e rastësishme, sepse me urdhër nga lart, Sahit Dollapit i duhej të rriste të ardhurat nga ata që paguanin, për të mbuluar “parajsat eletorale” të Berishës, të personave dhe bizneseve që nuk paguanin asgjë për energjinë e konsumuar.

Nën drejtimin e Dollapit, CEZ u shndërrua gjithashtu në një vatër militantësh. Nga tre drejtori kryesore, Dollapi e zgjeroi në 10 të tilla, duke fryrë administratën me 4 500 persona, në krye të të cilave ishin njerëzit e Dollapit, që sot përbërjne “bërthamën” paramiltare të grupit të tij.

Shumë nga këta ish-drejtorë, tanimë janë pjesë e grupit të Dollapit, që i është besuar këtë herë në opozitë roli i “drejtorit të përgjithshëm të protestave të dhunshme”. Një rol për të cilën Dollapi ka kredenciale të shkëlqyera.

Nga këtu, del edhe historia e djeshme, në të cilën ai vetë u konfrontua me Policinë e Shtetit, me qëllim që t’i jepte PD një pretekst për të vazhduar fushatën e saj të vandalizmit edhe pas përfundimit të protestës.

Midis shumë protestuesve të varfër të gjendur në radhët e PD, arsyet e Dollapit janë krejt të tjera. Pjesëmarrja e tij në protestë nuk lidhet me varfërinë, por me miliona eurot që i ikën nga duart, që prej largimit të demokratëve nga pushteti.

Tashmë Dollapi ka marrë një “bonus” më shumë për shkak se u arrestua nga policia dhe u mbajt një natë në qeli dhe spitalin e Traumës, pasi atij vrapi të turpshëm që përfundoi me një rrëzim njerëzor në asfalt.

Pavarësisht se ka të njejtin post dhe detyrë që ka pasur Shaban Memia në opozitën e pas vitit 1997, Sahit Dollapi, i mbytur në para, nuk e ka “stofin” e komandant “Shabës”, që të paktën nuk bënte hapa pas dhe s’linte njeri në baltë./Pamfleti/