Deputeti socialist Pjerin Ndreu shpërthen keq ndaj Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët i quan “vrasës” duke i akuzuar rëndë për situatën e djeshme në protestë.
Në një status në rrjetet sociale, Ndreu shkruan se “Njerëz të shpërfytyrum që vrasin njerëz dhe s’ju bën përshtypje, ndërsa shqyejnë gojën e protestës për një shkop gome”, duke iu referuar dhunimit të Sait Dollapit.
“Njerëz të shpërfytyrum që vrasin njerëz dhe s’ju bën përshtypje, ndërsa shqyejnë gojën e protestës për një shkop gome pasi kanë derdhë arsenalin e bombave molotov mbi policinë! Rracë e ndyrë nga e cila ky vend nuk ka hajër”, shkruan Ndreu në rrjetet sociale.