Kryeministri Edi Rama ka pohuar se ka thirrur në një takim Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme dhe drejtues të tjerë të agjencive ligjzbatuese.
Rama ka mohuar dhe i ka cilësuar si shpifje lajmet se ka thirrur Arta Markun për të kaluar hetimet te Krimet e Rënda ndaj protestuesve.
“Po kam pasur takim, dhe një burim mediatik qe e kemi listuar në atë, listën që punon me shpifjet janë shumë gjyqe që janë hapur deri tani me shpifësit profesionist dhe do vijojmë që t’i çojmë në gjykatë të gjithë.
Kishin nxjerrë se unë e kam thirrur Porkuroren e Përgjithshme dhe e i kam thënë që të hetojë për protestën dhe për ti çuar hetimet tek Krimet e Rënda dhe ajo më ka refuzuar.
Por unë e kam thirrur atë që dhe drejtuesit e agjensive ligjzbatuese dhe kemi diskutuar për atë që është shkelja e rendit kushtetues, pasi dje u bë kjo tentativë.
Por ne nuk do lejojmë që këta të cënojnë zhvillimin e zgjedhjeve”, u shpreh Kryeministri.