Kryeministri Edi Rama tha se opozita nuk mund ta rrëzojë qeverinë duke bërë thirrje për d.hunë.
Gjithashtu kreu i qeverisë ka folur në lidhje me presidentin Met,a duke thënë se ai është në hall të madh për shkak të protestave të opozitës.
Rama ka thënë se është i solidarizuar me Metën, që nuk e ka thirrur për këtë çështje, pasi ky është një “hall i madh”.
“Presidentit të Republikës në kohë protestash ia qaj hallin. Politikisht nuk them pasi është jashtë kapaciteteve për të kuptuar situatën politike të tij.
Ia qaj hallin, nuk do të doja kurrë të isha në vend të tij. Për këtë arsye mendoj se ka të drejtë që nuk më ka thirrur për këtë çështje.
Mbetem i solidarizuar me Presidentin sa herë përmenden protestat e opozitës”, tha Rama.