osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vetëm ata e dinë fare mirë, se çfarë mund t’ju ndodhë nëse një ditë do të lindë dielli i drejtësisë

Vetëm ata e dinë fare mirë, se çfarë mund t’ju ndodhë nëse një ditë do të lindë dielli i drejtësisë

Nga Av. Romeo Kara

Çdo gje ben koha dhe çdo gje mund të besh me te, pervecse t’a kthesh ate mbrapsh.

Asnje vullnet njerezor, sado i forte qe mund të jetë ai, nuk mund t’a ktheje kohen mbrapsh.

Pikerisht tek ky indisponim i vullnetit ndaj kohes, qendron baza e hakmarrjes dhe e marrezise.

Padyshim, qe nje nga deshirat me te medhaja te lidereve te politikes shqiptare, do te ishte kthimi mbrapa ne kohe dhe korrigjimi i asaj cfare kane bere me veten e tyre, familjen e tyre, stafin e tyre, pasurite e ketij vendi dhe gjithshka tjeter qe i mban peng dhe i torturon pa meshire.

Askush nuk e di te ardhmen, dhe kjo pergjithesisht i mban njerezit te pasigurte, sidomos lideret qe mbahen peng nga e kaluara e tyre.

Pikerisht prej pasigurise se te ardhmes, ata moren, vodhen e grabiten, cfare kishin mundesi nepermjet pushtetit, duke kaluar paradioksalisht nje nje pasiguri edhe me te madhe per te ardhmen, ne rrezikimin e burgut, konfiskimit te pasurise dhe diskretitimit total. Ata dhe vetem ata, e dine fare mire se cfare mund t’ju ndodhe nese nje dite do te linde dielli i drejtesise.

Mungesa e nje garancie per te ardhmen e tyre, i ka bere ata qe te perjetojne nje ndjenje te perhershme shkaterruese stresi, ndjenje e cila i ka cuar ne humbje te qetesise, heqje te maskes, veprime te dhunshme dhe te paturpshme deri ne marrezi.

Lideret e pushtetit dhe ishpushtetit, e dine fare mire se, siguria e tyre eshte qe pushteti t’ju ngelet atyre, Shqiperia te jete nen kontrollin e tyre, ose perndryshe fare te mos jete.

Sipas veprimeve te tyre, kuptohet qarte se nuk duhet te kete dhe as duhet te mendohet pushtet pa ta.

Sigurine e të ardhmes se tyre, ata e shohin vetem ne kontrollimin e pushtetit te sotem, duke mos lejuar asnje element të ri, sfidues per ta dhe nxites te drejtesise.

Kodi Zgjedhor, eshte pikerisht pakti zyrtar i perjetesimit te pushtetit te tyre, duke bërë zero demokracine e drejtperdrejte dhe të perfaqesuar bashke.

Ky Kod Zgjedhor, deformoi voten e rruges dhe shuajti cdo forme demokracie brenda partive politike, duke i kthyer ato në banda te kryetareve te tyre.

Ky Kod Zgjedhor dhe frika per te ardhmen, jane faktoret kryesore qe kane detyruar kryetaret e partive politike qe ne listat per kandidate per deputet apo pushtet lokal, te vene njerezit më pa dinjitet dhe më te parrezikshem per ta.

Megjithate elementet e rinj, ato qe vete koha i therret, po dalin dhe do te dalin ne siperfaqe dhe shpejt do sfidojne aleancen e pushtetareve pengmarres, duke u kthyer në alternative e se ardhmes.

Pushteti sot e ka humbur kontrollin e mendjes se njerezve dhe te fjales se lire.

Niveli i analisteve sherbetore te pushtetit, eshte teper mjeran ne krahasim me nivelin e debatit publik.

Edhe vete lideret politike, pikerisht ata qe dallohen për batutat dhe demagogjine e tyre, kane kohe qe kane humbur cdo argument, cdo qetesi dhe deshire per t’u perballur me publikun, per te mos thene qe bllokojne cdo debat të vertete.

Tashme perdja e demagogjise ka rene, dhe synimet jane prezantuar qarte.

Pa pushtet lideret nuk kane siguri.

Pa kontroll mbi drejtesine, lideret nuk kane siguri.

Pa kontroll mbi ekonomine, lideret nuk kane siguri.

Pa kontroll dhe aleance me krimin, lideret nuk kane siguri.

Pa kontroll mbi median, lideret nuk kane siguri.

Pa kontroll mbi voten tone, lideret nuk siguri.

Pa ushqyer mire pasigurine tone, lideret nuk kane siguri.

Per t’a siguria e tyre eshte gjithshka, mbi ne, mbi te ardhmen tone dhe mbi Shqiperine.

Persa kohe qe atyre iu kercenohen interesat, iu kercenohet e ardhmja, dhe persa kohe ata lihen te lire e ne pushtet, ky vend kurre nuk do te njohe qetesi, siguri dhe progres.

Me pushtetaret mekatere, ka vetem nje alternative: perballja e tyre me drejtesine.

Çdo zgjidhje tjeter, do te ishte pazar dhe ne dem te Shqiperise.