Protestuesit e opozitës, duket se nuk janë pajtuar me deklaratat e ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt.
Një pjesë prej tyre, kanë vajtur poshtë shtëpisë së ambadasorit të OSBE, duke brohoritur “Borchardt turp të të vijë”.
Për të lënë gjurmët e tyre, protestuesit kanë shkruan edhe në muret e pallati ku banon ambasadori i OSBE në Tiranë, të njëjtat fjalë “Borchardt turp të të vijë”.
Ndërkohë, në një video të shpërndarë të rrjetet sociale, një grup të rinjsh të frontit opozitar kanë thirrur në kor në anglisht: “Borchardt, turp të të vijë”.
Këto brohoritje janë përgjigje ndaj deklaratave të përfaqësuesit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt. Kujtojmë se OSBE një ditë më parë deklaroi se protestat e opozitës janë të d.hunshme dhe se nuk mbështet asnjë akt vandal.
“Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për d.hunën k.riminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre.
Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri.
Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin d.hunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë”, thuhej në deklaratën e OSBE-së.