Kim Kardashian është bërë nënë për herë të katërt nga një nënë mbartëse. Këtë të premte nëna mbartëse ka sjellë në jetë fëmijën e katërt të Kim Kardashian dhe reperit Kanye West.
Lajmin e ka bërë vetë me dije Kim në Twitter:
“Ai është këtu dhe është perfekt.”
Në një postim tjetër Kim shkroi se djali i sapolindur është si të ishte binjaku i vajzës 1 vjeçe, Chicago.
“Ai është binjaku i Chicago-s! Jam e sigurt që ai do të ndryshojë shumë, por tani duket fiks si ajo.”