Edi Paloka ka sulmuar zv. kryeministrin Erjon Braçe, i cili paralajmëroi se d.hunuesve dhe v.rasësve do t’iu kujtojë gjithmonë ligjin dhe sanksionet e tij.
Nënkryetari i PD shprehet se “kur Braçe flet me pasion për ligjin, të kujton qëndrimin e tij duke heshtur për kolegët e tij t.rafikantë”.
Paloka ka publikuar edhe një status Facebook-u të cilën e ka servirur në formë dokumenti. Sipas tij, koha kur banda e Lushnjes vendoste fatin e zgjedhjeve, tashmë ka mbaruar.
“Kur degjoj Erion Braçen qe flet me pasion per ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjehere gojen per koleget t.rafikante d.roge, v.rases, perd.hunues dhe me vjen te qesh.
Kur Braçe ben si i virgjer me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Rames, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e d.roges ne Divjake.
Kur Braçe ve doren ne zemer per ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klienteve te Edi Rames. Por me shume argetohem, kur sherbetori i Bandes se Lushnjes, na flet per b.urgun.
Erionet dhe braçet e Edi Rames duhet ta kene te qarte, se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund!
Kushdo qe del kunder vullnetit plebishitar per zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e k.rimit ne qeveri, do te mbaje pergjegjesi personale!
I vetmi lehtesim qe mund t’i bejme Braçes, eshte qe ta vendosim ne qeline fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren”, shkruan Paloka.
Postimi i plotë i Erjon Braçes
Une as i tregoj e as i dua burgun kerkujt!
Sidomos cilitdo qe qofte edhe modestisht mendon!
Por ligjin, kujt vodhi e perseri do vjedhe, kujt dhunoi e perseri do dhunoje, kujt dogji e perseri do djege, kujt vrau e perseri do vrase, patjeter qe ja tregoj!
Ndodh kudo ku ka qytetare qe sulmohen nga politika e vjedhjes, dhunes, djegies dhe vrasjes se gjithkujt qe eshte nje qytetar qe beson vec tek ligji!
E di qe ka qorre e shurdhe qe e perqeshin kete, mbeshtetur fort te sistemi i pandeshkueshmerise hem kur vjedh e hem kur vret!
Por ka nje dite, nje dite, kur ligji eshte mbi te gjithe dhe i barabarte per secilin.
Ku eshte fundi qe duhet te mendoje gjithkush, si ta doni, politikisht apo ligjerisht!
Dite te mire e te paqte; Mos harroni, Divjaka eshte 50 minuta larg prej Tiranes!