osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Artan Fuga zbardh skandalin e Angjelit dhe deputetëve të PS me ligjin për Akademinë e Shkencave: Kanë fyer e injoruar komunitetin shkencor, po njollosin Kuvendin

Artan Fuga zbardh skandalin e Angjelit dhe deputetëve të PS me ligjin për Akademinë e Shkencave: Kanë fyer e injoruar komunitetin shkencor, po njollosin Kuvendin

Nuk kanë konsultuar zyrtarisht deri në çastin e dorëzimit të atij projektligji asnjë ekspert të pavarur dhe pa konflikt interesi! Kështu mund të sillen projektligjet për t’u debatuar në komisionet përkatëse? Unë nuk besoja se ju do ta lejonit këtë farsë”, thuhet aty.

Argumentet

Profesor Fuga ka deklaruar se ai vetë ka depozituar në Ministrinë e Arsimit një platformë të vetën mbi mënyrën se si duhet të ndryshojë Akademia e Shkencave. Por sipas tij, deputetët kanë marrë platformën e përgatitur nga emrat e tjerë. “Ju mbase nuk e dini që platforma në fjalë që unë kam përgatitur është marrë në shqyrtim nga Ministria e Arsimit pas një rekomandimi publik bërë nga kryeministri i vendit.

Pretendohen gjithfarë naivitetesh, por ju bëj me dije se është krejtësisht arbitrare dhe e padenjë që të merret një version i kuadrit reformues duke injoruar rivalin e tij. Asnjë takim a konsultë me mua si përfaqësues i kritikës ndaj Akademisë të pareformuar të Shkencave dhe përpilues i platformës alternative të reformimit të saj, marrë në shqyrtim zyrtarisht nga Ministria e Arsimit, ky grup deputetësh nuk ka denjuar të ndërmarrë”, ka thënë ai. Fuga i ka dërguar dhe një mesazh ministres së Arsimit.

Ai u shpreh se ajo nuk duhet të heshtë për këtë skandal. “Është detyrë e ministres, Besa Shahini, të shpjegojë heshtjen dhe mosveprimin e saj për të kryer detyrën e ngarkuar nga kryeministri, por si dëshmitar i ngjarjes, nuk mund të mos Ju informoj edhe për arbitraritetin e ndërhyrjes të deputetëve tuaj edhe për mefshtësinë e reagimit dhe indiferencën e zonjës Besa Shahini për ta trajtuar me profesionalizëm dhe pjekuri rastin. Duket sikur ajo hoqi një peshë të rëndë nga vetja”, tha ai. Sipas akademikut, grupi i deputetëve ka injoruar, fyer, marrë nëpër këmbë komunitetin shkencor dhe universitar të vendit.

“Juve mbase nuk Ju kanë informuar fare ata që e kishin për detyrë ta bënin këtë gjë, që zyrtarisht Ministria e Arsimit kishte dërguar në të gjitha universitetet dhe qendrat kërkimore të vendit për konsultim si projekt-platformën time, ashtu edhe projektligjin e Akademisë të pareformuar të Shkencave. Ministria i ka marrë rezultatet e këtij konsultimi dhe paturpësisht i mban të pabotuara dhe të fshehura! Grupi i deputetëve Tuaj jo vetëm që nuk i ka përfillur, por as ka marrë mundin t’i analizojë”, tha ai. /Kliti Topalli