Ish presidenti i Republikës u ka bërë thirrje në mënyrë indirekte opozitës dhe mazhorancës që të ulen në tryezë dhe të fillojnë dialogun për tejkalimin e krizës në Shqipëri.
Teksa opozita ka djegur mandatet dhe është jashtë Parlamentit duke protestuar në rrugë si dhe ka deklaruar bojkotin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, Ilir Meta si gjithnjë ka gjetur jo banesën e tij, por një vend tjetër për t’i bërë thirrje Monikës që të bëjë dialog me Ramën.
Vetëm dy ditë para protestës së opozitës ditën e shtunë, kreu i shtetit në momentin që priti në një takim shefen e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni më 9 dhe 10 maj, bëri apel për dialog politik.
Pas takimit Meta shkroi në profilin e tij zyrtar në facebook se vështirësite dhe sfidat mund të kapërcehen me dialog dhe bashkëpunim, duke nënkuptuar këtu nevojen për zgjidhjen e debateve të brendshme në vend.
Kreu i shtetit tha se integrimi europian është e vetmja rrugë drejt të ardhmes. “Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara.
Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal”, deklaron Meta në në profilin e tij në rrjetin social.
Teksa është kërkuar me këmbëngulje që të luajë rolin e negociatorit mes opozitës dhe Ramës për t’i ulur ne tryezë për të arritur një kompromis për krizën politik, në fillim nga Monika dhe më pas nga pesë krerët e partive aleate, Meta nuk e ka marrë këtë iniciativë.
Si një president jo faktor për të luajtur rolin e tij mbi palët, por dhe në konflikt interesi pasi ka bashkëshorten e tij kryetare të LSI në opozitë, Meta ka zgjedhur rrugën e mesazheve indirekte për gruan e tij dhe liderëve politikë për dialog politik./Pamfleti