Nëse në media, bëhen mesatarisht 100 denoncime në ditë nga qytetarët, kundër varfërisë, papunësisë, padrejtësive dhe korrupsionit në zyrat e shtetit, një denoncim i veçantë, ka shkuar 10 ditë më parë, në zyrat e kryeparlamentarit Ruci dhe kryeministrit Rama, lidhur me një skandal të disa deputetëve, që vazhdojnë zhgryhen nëpër kazino.
Sipas informacionit, dy drejtuesve të shtetit, u është dërguar një letër informuese, për 21 deputetë të PS, 5 deputetë të LSI, 9 deputetë të PD dhe për 47 drejtorë qëndror e 70 zyrtarë drejtësie, të cilët kanë ngelur borxh financiar në shuma të mëdha, në 11 kazino në Tiranë, Durrës, Korçë e Vlorë.
Pronarët e kazinove, 90% të cilave kontrollohen nga e njëjta “dorë” individësh e grupesh, të lidhur me mafien politike, mes tyre dhe Beso i Tajvanit, nisën “pusullën” drejt shefave të qeverisë, pas në pritjes të gjatë për shlyerjen e borxheve, të frenuar prej faktit, se ata janë deputetë, ministra e drejtorë të lartë qeverie, por kanë humbur shpresën, se mund t’u kthehen, sidomos pas mbylljes së kazinove më 31 dhjetor 2018.
Ata janë detyruar, të kërkojnë ndërhyrjen dhe ndikimin ligjor të Ramës e Ruçit, të shpërfillur nga shefat e sektorëve që hetojnë krimin ekonomik-financiar në Policinë e Shtetit dhe Prokurori, të cilët nuk kanë zbatuar detyrën sipas ligjit, megjithëse gjatë periudhës 1 mars 2018-20 prill 2019, kanë marrë 14 denoncime individuale e kolektive, për klientët borxhlinj “VIP”-a të pushtetit.
Ky njoftim paraprak e kofidencial, shoqëruar, me denoncimin e dërguar disa herë drejtorive të policive dhe prokurorive të qarqeve Tiranë, Durrës, Korçë e Vlorë, u është dërguar përsëri “Për dijeni e veprim” dhe Arta Markut, Sandër Lleshajt e Ardi veliut, ndërkohë që gjatë vitit 2018, ky denoncim i është dërguar 6 herë edhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj si pjesë këtij bzinesi, i cili jo vetëm ka heshtur, por ka informuar “tinëz” kolegët kumarxhnj.
Në informacioni ynë thuhet se bashkëngjitur denoncimit tek Rama-Ruçi, pronarët e kazinove kanë dërguar edhe pamje filmike në kazino e regjistrime bisedash, për detyrimet e pashlyera të lojërave që kanë bërë, me premtimin përball tyre: – “Sa të kapim një dorë lekësh me ca punë që kemi, do t’i shlyejmë”, mirëpo nuk i kanë shlyer, madje i kanë shtuar shumat financiare! Tashmë, pronarët e kazinove, kërkojnë ose zgjidhje paqësore, ose administrative “pa bujë”, ose detyrim të organeve hetimore të policisë e prokurorisë, të zbatojnë detyrën, në ndjekje të denoncimeve ndaj 35 deputetëve e 47 drejtorëve qëndror kumarxhinj, të cilët janë deputetë, ministra e ish-ministra, drejtues doganash, tatimesh, policie, shëndetësie e bashkie. Në këtë denoncim, të bëjnë përshtypje dy fakte të rënda:
1. Klientë të kumarit, me borxhe nëpër kazino, janë edhe 70 prokurorë e gjyqtarë, të cilët kanë detyrë ta hetojnë e ndëshkojnë këtë krim financiar, disa prej të cilëve e kanë deklaruar edhe vetë që janë lojtarë bixhozi e madije fitues milionash.
2.Këta zyrtarë të lartë shteti, hedhin mijëra euro nëpër ruletat e kazioneve, megjithëse, pagat mujore i kanë sa 2-3 paga mujore mësuesi e polici, ndërkohë që kanë edhe “male” me pasuri e bëjnë jetë luksi./Pamfleti/