Silvio Berlusconi doli një ditë më parë nga spitali pasi përfundoi me sukses një operacion në zorrë.
Miliarderi 82-vjeçar, pasi doli nga spitali, tha për mediat se “mendonte se kishte prekur fundin”.
“Shumë gjëra kanë ndodhur së fundmi të cilat më bënë të mendoja se kisha prekur fundin, por përkundrazi janë rikuperuar mirë”, tha ai.
Të martën e kaluar Berlusconi u dërgua me urgjencë në spital dhe u detyrua të humbiste një aktivitet politik të partisë së tij.
Silvio Berlusconi ka qenë kryeministër i Italisë në 3 raste ndërmjet viteve 1994 dhe 2011. Pikërisht në këtë vit nisën edhe problemet ligjore për të.
Ish-kryeministri italian u dënua për mashtrim tatimor në vitin 2013 dhe që prej atëherë ka mbajtur një profil të ulët publik.
Berlusconi ka qenë i përfshirë edhe në një çështje gjyqësor për një prostitutë të mitur, që përfundimisht u shpall i pafajshëm. Por kjo ngjarje i shkaktoi humbje të madhe në elektorat.