Vetëm disa ditë më parë qeveria greke reagoi shumë ashpër ndaj qeverisë shqiptare për çështjen e pronave të minoritetit.
E teksa kanë kaluar vetëm disa ditë mediat greke i kanë kushtuar një hapësirë heqjes së tabelave rrugore në gjuhën greke në fshatrat jugor të vendit tonë.
Media greke ‘’ProNews’’ shkruan se Edi Rama u ‘’përkul’’ dhe më tej shkuan se tabelat në gjuhën greke do të rivendosen, pasi heqja e tyre ka qenë një problem burokratik. Madje kjo media shkruar se ato janë vendosur që këtë të martë.
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Katrougalos ka deklaruar se do të ndërmerret çdo veprim ligjor i mundshëm për të mbrojtur grekët etnikë në Shqipëri