Lulzim Basha ka reaguar me tone të ashpra pas arrestimit të ish-deputetit Klevis Balliu.
Basha tha se:
“Sot është dita kur Edi Rama do të rikthejë të burgosurit politikë në Shqipëri, sot është dita kur Edi Rama zyrtarisht po përdor Policinë e Shtetit për të dhunuar ligjin dhe qytetarët që janë në krah të ligjit, ndaj sot është dita dhe ky është vendi për t’ja thënë fare qartë dhe prerë: i ke orët e numëruara.”