Ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu i është komunikuar masa e arrestit në ambientet e Komisariatit Nr.6 në Tiranë.
Balliu u shoqërua ditën e sotme gjatë konfrontimit me forcat e policisë teksa po protestonte me një grup banorësh të zonës së “Astirit” te “Unaza e Re”.
Së bashku me Balliun është arrestuar edhe një banor protestues. Ata ndodhen në Komisariatin e Kombinatit të arrestuar në flagrancë me akuzën e “kundërshtimit me dhunë të forcave të policisë” dhe “prishje të qetësisë publike”.
Pas komunikimit të arrestit, Balliu pritet të kalojë natën pas hekurave.