Policia shqiptare zbuloi të martën se prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli, fillimisht i proceduar në janar 2019, u evidentua falë një operacioni masiv dhjetëmujor kundër .trafikut ndërkombëtar të d.rogës, operacion që u finalizua të martën.
Rasti i prokurori Spartak Çoçoli i Gjirokastrës, i marrë fillimisht në pyetje në janar të këtij viti nën dyshimet për korrupsion dhe i lënë nga gjykata me masë sigurimi “detyrim paraqitjeje”, u identifikua si pjesë e hetimeve mbi një organizatë të madhe të trafikut n.dërkombëtar të d.rogës, bëri të ditur policia të martën më 7 maj.
Policia shqiptare njoftoi përfundimin e një operacioni dhjetëmujor, që solli ndalimin e 14 personave në qytete të ndryshme të vendit dhe u sekuestrua mbi një ton k.anabis e një kilogram h.eroinë e k.okainë.
Para përfundimit të operacionit, policia bëri të ditur se hetimet kishin sjellë përgjatë dhjetë muajve të fundit goditjen e rasteve të ndryshme të trafikimit të d.rogës në Shqipëri dhe Greqi.
“Në kuadër të këtij hetimi u evidentua një rast i dyshuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë”, bëri të ditur policia të martën.
“Në datë 24 janar 2019 u ndaluan shtetasit E. H., banues në Tiranë dhe E. D., banues në Përmet, si dhe u procedua masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës publike” i shtetasit S. Ç., banues në Gjirokastër (Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër)”, vijon më tej njoftimi.
Çoçoli është deklaruar i pafajshëm.