osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Debati i tabelave greqisht-shqip, Rama: I hoqëm për t’i vënë sërish brenda parametrave teknik

Debati i tabelave greqisht-shqip, Rama: I hoqëm për t’i vënë sërish brenda parametrave teknik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për heqjen e tabelave në gjuhën greke, në Finiq. Ai tha se tabelat u hoqën për shkak se ishin vendosur jashtë parametrave teknike. Por Rama u shpreh se ato do të rivendosen sërish.

“U ngrit një furtunë për disa tabela të vendosur në një zonë dhe pranë një zone me shumicë minoritare.

U tha cfarë nuk u tha këtej, gjithmonë nga zërat dhe burimet që kërkojnë sherr.

Por është shumë e thjeshtë. Tabelat nuk u hoqën se kishte lidhje me minoritetin, por ishin jashtë kritereve dhe pa marrë parasysh parametrat e sigurisë, duke shmangur nevojën e një leje që do i evitonte të gjitha këto dhe shpenzimet e bëra.

Nuk u hoqën për të mos u vënë më.

Nesër do të vendosen dhe deri të premten do të jetë të vendosura të gjitha mbi bazën e ligjit në fuqi dhe kritereve teknike.

Të gjithë atyre që bëjnë patriotin apo ultra atdhetarin, duke vendosur kunjën sepse në një zonë ku jeton minoriteti ka tabela ku shkruhet edhe greqisht, u them se ne jemi një vend europian dhe kur flasim për Europën, flasim edhe për këtë, për traditën tonë të respektit dhe të të trajtimit të barabartë të kujdo, pavarësisht kombësisë, që jeton në këtë shtëpi” tha Rama.

Në fakt, tabelat e vendosura shfaqnin emrat e fshatrave dhe qyteteve fillimisht në gjuhën greke dhe poshtë tyre në gjuhën shqipe, duke shkelur ligjin për pakicat kombëtare, e për më tepër duke deformuar toponimet.

Ligji për pakicat kombëtare përcakton se organet e njësive vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve i përkasin një pakice kombëtare, krahas gjuhës shqipe mund të vendosin të emërtojnë edhe në gjuhën e pakicës përkatëse, në këtë rast greqisht, emërtimet e rrugëve dhe treguesve të tjerë topografikë.

Kjo do të thotë se gjuha e parë në emërtimet e rrugëve dhe treguesve të tjerë është shqipja dhe më pas gjuha e pakicës.

Bashkia e Finiqit nuk e ka respektuar këtë përcaktim të qartë të ligjit dhe si gjuhë të parë në tabelat e vendosura së fundmi prej saj.

Siç shihet në fotogalerinë e mëposhtme, gjuha e parë e vendosur është greqishtja dhe poshtë saj shqipja.

Përveç renditjes antiligjore të gjuhës, tabelat kanë edhe deformime të toponimeve.

Kështu, Saranda greqisht është emërtuar “Agios Saranda”, që në shqip përkthehet “Shën Saranda”.

Edhe emri i fshatit Pandalejmon, ku s’ka minoritarë, por që është pjesë e kësaj bashkie, emërtimi ka pësuar deformim të njëjtë, “Agios Panataleimonas”.