Gazetari Artan Hoxha ka komentuar operacionin e zhvilluar në Komunën e Parisit nga forcat RENEA.
“Është një operacion, pjesëmarrja e Forcave Speciale dhe me snajper, nga mënyra si u bë evakuimi, duke patur parasysh dhe pajisjet speciale të efektive të RENEA-s tregonte se bëhej fjalë se mund të kishte dhe përplasje.
Atë ditë është ndjekur procedura standarde që ka reparti special.
Kishte informacion se aty ndodhej njëri nga ekzekutorët kryesorë të ngjarjeve në Shkodër, Ibrahim Lici bashkë me dy ndihmësit”, tha Hoxha në Opinion.
Sipas gazetarit për a.rrestimin e tyre u zhvillua dhe një operacion në Velipojë, ku u gjet një arsenal i madh municionesh ku përfshihej dhe pajisje kundra-tank.
Të dielën në Tiranë u a.rrestua 33-vjeçari Barush Bregu dhe Bajram Çekorja, 21 vjeç, po nga Shkodra.