osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kërkoi në televizor për t’u pajtuar me gruan, e bija tregon të vërtetën për sherret e të atit: Baba i fëlliqur, na ka mallkuar kafshatat e bukës!

Kërkoi në televizor për t’u pajtuar me gruan, e bija tregon të vërtetën për sherret e të atit: Baba i fëlliqur, na ka mallkuar kafshatat e bukës!

Në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” që transmetohet në Top Channel, ka qenë i ftuar një person me emrin Çelnik, i cili iu drejtua emisionit për të kërkuar rikthimin e bashkëshortes së tij, Klodjanës.

Çifti ka dy fëmijë bashkë, një vajzë të martuar e të bërë nënë tani, e një djalë që jeton me Klodjanën që kur ajo u largua nga shtëpia.

Çelniku dhe Klodjana kishin mosmarrëveshje të shumta, të papajtueshme dhe prandaj u ndanë.

Por vajza e tyre iu drejtua Anabel për të treguar anën tjetër të historisë.

Sipas saj, në emision është njollosur emri i nënës së saj dhe është ofenduar nga njerëz që nuk e njohin.

Në vijim gjeni letrën e saj:

“Përshëndetje o njerëz shqiptarë që nuk lini rast pa ofenduar dhe poshtëruar të tjerët për jetën e tyre. S’kam shkruar për jetë time ndonjëherë, as në ndonjë temë, as në ndonjë status.

Por, kur babai im doli në ekran mbrëmë për të poshtëruar mamin tim që ka qenë më e duruara, më e qeta në atë shtëpi, këtë nuk munda ta përtyp.

Unë dhe vëllai im s’e kemi konsideruar veten kurrë me baba. Asnjëherë nuk kemi marrë dashuri të pastër nga ai baba.

Gjithmonë na ka ngrënë me grindje për çdo gjë, edhe kafshatat e bukës na ka mallkuar. Na ka ulur në sytë e botës.

Për të kemi qenë fëmijë të këqinj dhe pse? Sepse unë një burrë desha, një mora dhe vëllain sepse ishte i urtë dhe nuk kthente gjysmë fjale.

Sa për dijeni të atyre njerëzve që mamin tim e bëjnë gjarpër, turishpifru dhe turikalë, më mirë të kthejnë sytë nga vetja se mund të kenë ndonjë hall më të madh se ne. mami im dhe atë kafshatën e saj e ka ndarë me atë burrë që i ka falur vetëm sëmundje.

E dini ju ç’bënte mami im një në tre ditë në atë shtëpi? Ajo grua që sot i ka mbetur vetëm dy lekë fytyrë, villte vrer migrene nga ai njeri i fëlliqyr, i ngjirej zëri nga tiroidet dhe i janë mbushur këmbët me variçe duke mbajtur në këmbë shtëpinë, fëmijët dhe atë burrë që s’e ka merituar kurrë kujdesin e saj.

Mami im është një gjyshe që mendon për një mbesë që ka (edhe kur dy çokollata i fal i duket mrekulli) dhe jo si ai që engjëllin tim e ka mallkuar që kur e kisha në bark.

Ndaj do ju lutesha të mos gjykoni e të mos qeshni njeri pa e njohur. Asnjë nënë nuk do të quhet kurvë pa arsye dhe asnjë fëmijë nuk do që nënën që i ka rritur me forcën e shpirtit t’ia poshtërojnë në këtë lloj mënyre.”