Partia Demokratike refuzon të bashkëpunojë për implementimin e reformës zgjedhore.
Në përgjigje të ftesës së ardhur nga Kuvendi, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi shprehet se parlamenti është pjesë e k.rimit dhe se nuk pranojnë të ulen në një tryezë me ta.
Sipas Bardhit, pa praninë e Partisë Demokratike procesi nuk është legjitim.
“Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për k.rime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore.
Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.’
Duke ritheksuar nevojën për Reformë të vërtetë Zgjedhore, PD shpreh bindjen se ajo duhet të realizohet e të zbatohet vetëm nga institucione apo parti që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Personat, subjekt i hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/1/2017 të Prokurorisë për K.rimet e Rënda, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi”, thuhet në përgjigjen e PD.