Një makinë tip Ford është djegur gjatë natës në Elbasan. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen“5 Maj”, ndërsa sipas burimeve automjetit i është vënë zjarri teksa ishte i parkuar në oborrin e banesës.
Burime bëjnë me dije se makina i përket kryetarit të PS-së Elbasan, Xhevahir Budani. Ai aktualisht mban edhe postin e drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Qarqet e Elbasanit, Korçës dhe Beratit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare nga policia e Elbasanit.