Ndarja nga jeta e Dr. Florit trishtoi familjen, miqtë e tij por dhe fansat e shumtë.
Gjatë intervistës në mbrëmjen e sotme për “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, Landi zbuloi se prej tij ka shumë kujtime të bukura.
“Me Dr.Florin kam shumë kujtime të bukura.
Kujtimi më i bukur është që ditën e parë që e njoha deri në ditën e fundit që iku.
Është një humbje për West Side dhe për Shqipërinë.
Do bënte shumë punë me këtë realitet të coroditur me këngët që bënte.
Nuk mund të veçoj vetëm një kujtim të mirë”, tha Landi.
Artisti i njohur la pas gruan dhe dy fëmijët, Kaltrina dhe Daniel, fëmijë për të cilët kujdeset shumë miku i tij, Roland Hysi.