Ish-deputeti i PD Flamur Noka ka deklaruar se kryeministri Rama duhet të bëjë hesap mirë nga protestat pasi shumë shpejt sipas tij do t’i pamundësohet dhe dalja nga shtëpia.
Shpejt Shqipëria do të jetë e bllokuar dhe e pushtuar e gjitha nga populli opozitar tha Noka në Ora News, ndërsa shtoi se deri në 30 qershor përshkallëzimi i situatës nga opozita do të kalojë në një shkallë tjetër.
“Ajo që duhet të bëjë hesap Edi Rama është fakti që shumë shpejt atij do t’i pamundësohet edhe dalja nga shtëpia, qoftë edhe në zyrë.
Shumë shpejt Shqipëria do të jetë e bllokuar dhe e pushtuar e gjitha nga populli opozitar që kërkon largimin e klikës që ka marrë peng të ardhmen e këtij vendi.
Jemi në stinë protestash, nuk jemi në protestë.
Ne jemi në një përshkallëzim, por të jeni të sigurt që deri në 30 qershor përshkallëzimi do të njohë shkallë të tjera dhe do të detyrohet diktatoruci, ose baroni i krimit dhe drogës të largohet nga karrigia e pushtetit”, shprehet Flamur Noka.