Ditën e sotme, me urdhër të prokurorisë, është a.rrestuar ndërtuesi i famshëm Dritan Llanaj dhe 2 persona të cilësuar si bashkëpunëtorë të tij.
Burime nga Prokuroria bënë me dije, se janë ndaluar edhe dy qytetarët Kadri Pazari dhe Arben Çaçi bashkë me ndërtuesin dhe mbi ta rëndojnë akuzat për pastrim parash, falsifikim dokumentash.
Ndërtuesi bashkë me bashkëpuntorët e tij, dyshohet se ka falsifikuar dokumentat për 25 mijë m² tokë, në zonën e Laprakës, pronë e spitalit Ushtarak.
Por nëse bënë një kërkim në rrjet për ndërtuesin, do të shikoni se si Llanaj është akuzuar disa herë dhe a.rrestuar për të njëjtat vepra penale, por asnjëherë nuk është dënuar për to.
Banorët e Unazës së Re, dy vite më parë, protestuan dhe e akuzuan Llanajn, se iu kishte marrë truallin e tokës për të ndërtuar pallat, por më pas nuk respektoi kontratën e nënshkruar me ta.
Të gjitha apartamentet sipas banorëve ishin shitur dhe gjithcka është falsifikuar. Madje 7 anëtarë të një familje kërcënuan se do hidheshin nga pallati, pasi ishin mashtruar nga ndërtuesi.