Jashtë çdo lloj logjike, jashtë çdo perceptimi… është për të vënë duart në kokë e uluritur, kur sheh se si një individ që “lutet e qan” për fatin “e keq” që u ka rënë shqiptarëve, të jet i pari i cili rrezikon jetën dhe shëndetin e tyre.
Ky është Lulzim Basha, pirati i rrugëve, makthi i shoferave dhe autoambulancave… i cili përveçse i pengon qarkullimin me orë të tëra çdo ditë udhëtarëve shqiptarë, tani edhe i k.ërcënon me jetë.
Mëngjesin e sotëm, Basha ka dokumentuar një shkelje flagrante të ligjit dhe rrugaçërie të pashembullt! Videon e k.rimit të tij, e ka siguruar ekskluzive.al, në rast se pas leximit të artikullit, dikush do provoj ta fshij!
Duke qeshur e thurur sihariqe “të mira” për shqiptarët nga benzi luksoz i tij, se shpëtimtari po vjen… Basha ka qarkulluar gjithë udhëtimin duke shkuar për në Lezhë, në sensin e kundër të karexhatës, edhe ku vijat ishin të pandërprera, ku automjetet nuk lejohen të kryejnë parakalime… i shoqëruar nga eskorta e makinave të militantëve të tij, që kanë imituar marrëzinë me tam-tame e bori!
Ky vandalizëm ka detyruar drejtuesit e tjerë të mjeteve që vinin përballë tij, si kamiona, autobuza me dhjetra pasagjerë, makina… të dalin jashtë karrexhate duke evituar shpesh herë manovrat e rrezikshme majtas-djathtas të makinave të tjera që shoqëronin kryetarin e PD-së.
Lulzim Basha i ka dhënë provat edhe më parë, që të v.ret natën e të qanë ditën… por rasti i sotëm është për të bërë valixhen gati e për të marrë rrugët.
Mos vallë përshkallëzimin e marrëzisë së tij, do ta çoj në atë pikë sa të marrë jetën e njerëzve të tjerë të pafajshëm?!
A nuk është mjaftuar me qindra vetë që humbin jetën, në rrugët e tij gjysmake dhe pa asnjë sinjalistikë, si pasojë e makutërisë së tij, ku një metër rrugë u pagua sa frëngu pulën… dhe prapë ai, duke ecur me llogaritë 7×7=42, e ndërtoi “gabim” një metër, si gjysëm-metër?!
Basha dhe Benzi i tij dhjetra mijëra euro duhet gjobitur, shoferit të tij duhet hequr leja e drejtimit… dhe të gjithë drejtuesve të tjerë të mjeteve që shkelin ligjin dhe dokumentohen në filmim nga dora e tij.
Por një pyetje po na mundon keq! A do të dal dikush ta ndaloj këtë të marrë dhe dhjetra marrëzitë e tij?!/Ekskluzive.al