“Ti mundesh ose të shpenzosh minuta, orë, ditë, javë, apo edhe muaj të tërë duke e analizuar me detaje një situatë; duke u përpjekur të mbledhësh veten, të justifikosh veten për gabimet që ke bërë; duke menduar se çfarë mund të kishte ndodhur… ose t’i lësh ato kujtime pas dhe të ecësh përpara në jetë”.
“Unë e di se sa e vështirë duket ndonjëherë jeta, por kupto vetëm një gjë. Pas çdo nate të errët lind një ditë me dritë. Pra, nuk ka rëndësi se sa e vështirë duket gjithçka, nxirr kraharorin përpara me krenari, ngrije kokën lart dhe përballoje”.
“Mos u dorëzo asnjëherë, gjithçka ka të bëjë me besimin që ke tek vetja. Përpiqu derisa të arrish majat dhe nëse rrëzohesh, të paktën do ta dish se dhe gjithçka për të qenë i sinqertë me veten. Në atë mënyrë nuk ke për t’u rrëzuar më sërish”.
“Përgjatë jetës, mos ndalo së ëndërruari, sepse askush nuk mund t’i marrë dot ëndrrat nga ty”.
“Në jetë do të ketë momente, kur do ta ndjesh shumë të vështirë të buzëqeshësh. Pavarësisht gjithë dhimbjeve, duhet të ruash sensin tënd të humorit dhe të buzëqeshësh . Mos e harro këtë gjë”.
“Fal, por mos harro. Vajza, mbajeni kokën lart dhe nëse ai ju thotë se nuk vleni, mos e besoni. Mos u ndjeni keq që ju jepni shumë nga vetja, por ndjehuni keq për ata që nuk dinë ta vlerësojnë këtë gjë”.