Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, është i njohur për natyrën e tij pa komplekse.
I ftuar në ditën e sotme në “Mirage”, për t’iu përgjigjur pyetjeve me spec në emision, i është dashur që të bëjë disa zgjedhje vërtet të “vështira”.
Kështu i pyetur “nëse do të kishte mundësi të zgjidhte të kalonte një natë me moderatoren shqiptare, Luana Vjollca apo këngëtaren Fjolla Morina, kë do të zgjidhte?”
Deputeti ka zgjedhur të parën dhe madje e ka argumentuar zgjedhjen e tij. Milaim Zeka u shpreh se Luana është një yll, e bukur dhe e mençur dhe Zoti e ka pikturuar me kujdes:
“Absolutisht me Luana Vjollcën sepse për mua është një yll, është njeri super pozitiv dhe rrallë gjen kombinim aq të mirë që të jesh edhe e bukur, edhe e mençur. Gjithçka e ka perfekte. Zoti e ka vizatuar avash avash Luanën”, u shpreh Zeka.