Përmes një postimi në “Facebook”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbuluar se sot më 4 maj do të mbahet Konventa Kombëtare e partisë që drejton.
Kryemadhi shkruan se Konventa e LSI-së do të zhvillohet sot në orën 11:00, ndërsa të rinjtë përkrah saj i cilëson si bashkëpunëtorë të vlefshëm, me energji dhe shpresë.
Postimi i Kryemadhit:
“Së bashku me një pjesë të grupit organizator të Konventës Kombëtare që do të mbahet ditën e nesërme më 4 maj, në orën 11:00, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Bashkëpunëtorë të vlefshëm, megjithëse të rinj në moshë, më japin energji, shpresë dhe vendosmëri në rrugën time për një Shqipëri të drejtë, të shanseve të barabarta dhe të zhvilluar ekonomikisht.
Me Elonën, Anën, Vivianin, Tean, Sarën, Georgesin dhe Ermirin.”-shprehet Kryemadhi.