osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një “thes” me akuza! Kush është gjyqtari pa vetting që liroi Ervis Martinajn?! (Profili)

Një “thes” me akuza! Kush është gjyqtari pa vetting që liroi Ervis Martinajn?! (Profili)

Artan Gjermeni është gjyqtari që liroi nga qelia Ervis Martinajn kundrejt garancisë pasurore 5 mln lekë. Edhe pse tre prokuroret Anisa Qilimi, Artan Lulo dhe Kreshnik Ajazi kundërshtuan duke kërkuar që për Martinajn të mbetet në fuqi masa arrest me burg, pasi është në hetim për shtatë akuza, Gjermeni vendosi që ta nxirrte nga qelia.

Emri i Ervis Martinajt dhe vetë dosja e vrasjes në ish-Bllok nuk ishin të panjohura për gjyqtarin Artan Gjermeni. Vitin e kaluar pas vrasjes në ish-Bllok në datë 4 tetor, gjyqtari i Tiranës, Gjermeni vendosi masën e sigurisë 30 ditë burg për Martinajn, me argumentin se nuk ishte faktuar që celulari i ekspertuar në Izrael i përkiste atij.

Ky vendim u cilësua “absurd” nga Prokuroria dhe më 19 nëntor 2018, Gjykata e Apelit të Tiranës ashpërsoi masën e sigurisë ndaj Ervis Martinajt. Kryetari i Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj rrëzoi vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë Artan Gjermeni duke e lënë në burg pa afat Martinajn deri në përfundim të hetimeve.

Por, pas kërkesës së palës mbrojtëse cështja u rikthye në Shkallën e Parë, ku gjyqtari Gjermeni vendosi të lironte Martinajn kundrejt garancisë pasurore 5 mln lekë. Pra, ndërsa në fillim kërkoi vetëm 30 ditë burg, por u rrëzua nga Apeli, herën e dytë Gjermeni e liroi nga qelia. Kujtojmë që më 28 tetor 2014, gjyqtari Artan Gjermeni e dënoi me 200 mijë lekë gjobë Martinajn për organizim të lotarive të palejuara.

Por kush është gjyqtari Artan Gjermeni?
Ai është prej vitesh në sistemin e drejtësisë, ndërsa ende nuk ka kaluar në filtrin e vettingut. Artan Gjermeni ka një karrierë të gjatë, ndërsa ka gjykuar dosje të rëndësishme. Ai është i njohur si kryetar i Gjykatës së Lushnjës, pas viteve 2000, kur aty u zhvilluan gjyqet për “Bandën e Lushnjes”. Për vendimet e dhëna ai u akuzua nga Partia Demokratike si i lidhur me Aldo Baren.

Në vitin 2006 nisi një procedim disiplinor nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me kërkesë të ministrit të asaj kohe të drejtësisë Aldo Bumçi. Ai e akuzonte Gjermenin që tashmë kishte kaluar në gjykatën e Kavajës dhe që mbante edhe detyrën e anëtarit të KLD-së për shkelje në detyrë dhe për parregullsi në deklarimin e pasurisë. Gjermeni i shpëtoi shkarkimit pasi KLD votoi në favor të tij. Megjithatë ai u largua nga Kavaja në Elbasan ku qëndroi deri në vitin 2011.

Me një vendim të KLD-së, Gjermeni kthehet në Tiranë në Gjykatën e Shkallës së Parë, detyrë që e mban edhe sot. Ai ka qenë pjesë e çështjeve të rëndësishme. Një prej tyre ishte çështja ndaj Konstandin Xhuvanit, djalit të ish-deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani ku Gjermeni ishte pjesë e trupës së gjykimit. Xhuvani i shpëtoi burgut të përjetshëm ndërsa çështja është në gjykim në shkallët e tjera. Si gjyqtar ai ka qenë edhe në në Kolegjin Penal në çështjen në ngarkim të ish-guvernatorit Fullani.

Në Janar të vitit 2016 opinionin publik, u trondit, pas raportimit për plagosjen e një gjyqtari. Mediat raportuan në kohë rekord, për plagosjen e gjyqtarit Artan Gjermeni. Ky i fundit, u tha se ishte paraqitur në spital me plagë në formë therjeje. Mediat cituan bluzat e bardha, të cilët konfirmonin rastin, duke deklaruar se gjyqtari Gjermeni ishte paraqitur me traumë shpuese në hapsirën ndërbrinjore, por pa depërtuar në mushkëri, duke shtuar më tej se këto plagë janë tipike si ato që shkaktohen nga armët e ftohta. Ajo çfarë e komplikoi më tepër këtë ngjarje, ishte gjetja nga policia e një sasie parash në automjetin e Gjermenit.

Në vendin e ngjajes, përveç gjurmëve të gjakut, policia gjeti në automjet edhe shumën e 18 mijë e 760 euro, si dhe një shumë prej 285 mijë lekësh të reja. I pyetur për paratë e sekuestruara, gjyqtari tha se ishin të ardhura të familjes. Për këtë rast, hetimet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, e cila vetëm pak kohë më pas dhe konkretisht në muajin prill të vitit 2016 i mbylli hetimet. Paraprakisht, gjyqtari i Tiranës, Gjermeni nuk kishte pranuar që kjo çështje të hetohej.

Me këtë argument si dhe me raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë për plagë shumë të lehta, Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, e referuar nga policia e Tiranës. Gjithashtu, e njëjta Prokurori vendosi që të zhbllokojë edhe shumën e parave 18 mijë e 750 euro dhe 250 mijë lekë të reja, që iu sekuestruan gjyqtarit Artan Gjermeni në makinën e tij tip “Smart”.

Nëse i referohemi pasurisë së gjyqtarit Gjermeni, të paktën asaj që ka deklaruar pranë ILDKPI –së, për vitin 2016, rezulton se gjyqtari Artan Gjermeni rezulton pronar i një kompleksi sportiv, i një bar kafeje, dhe i pronave të patundshme, që sipas tij i ka të trashëguara.
Në vitin 2016 ai ka deklaruar:
Llogari bankare në gjendje 53.82 lekë është shtuar me shumën 3.489.181 lekë.
Llogari bankare të bashkëshortes në shumë 22.03 lekë.
Depozitë me fond prestigj në vlerën 18.586.203 lekë, depozitë të bashkëshortes, kthyer në fond prestigj, është në vlerën 16.537,246 lekë.

Llogari e rrjedhëse në bazë të pagës dhe shpërblimeve në vlerën 1.049.271 si dhe një kartë krediti në shumën 50.000 lekë.
Llogari rrjedhëse në vlerën 4 438 lekë si dhe një tjetër llogari rrjedhëse në 13,138.38 lekë, në emër të djalit.
Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes si person fizik, notere në shumën 319.188 lekë.
Shtëpi banimi me sipërfaqe 74 metra katrorë në qytetin e Lushnjes, fituar me dëshmi trashëgimie.
Tokë bujqësore me sipërfaqe 1856 metra katror, në fshatin Krutje, fituar me dëshmi trashëgimie.
Truall+ndërtesë (terren sportive i mbuluar me dhoma zhveshje, një kat me sipërfaqe 56 metër katror, me sipërfaqe 1092 metër katror.
Truall, sipërfaqe 450 metër katror+ndërtesë (bar, kafe një kat me sipërfaqe 90 metër katror), blerë në vitin 2003.
Të ardhura nga paga si gjyqtarë dhe nga shkolla e magjistraturës në vlerën 1.372.551 lekë.
Kthyer në depozitë bankare, pagat pas vitit 2011. Është në shumën 2.675.044.40 lekë dhe 2.651.707.89 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes së notere në shumën 5.111.297 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si këshilltar ligjor pranë Shega-Trans. Të ardhura nha qiraja e dyqanit në Tiranës me sipërfaqen 40 metër katror në vlerën 120.000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e zyrës në Lushnjë në vlerën 210.000 lekë.