osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazetari nuk e fsheh neverinë për politikanët që flasin për lirinë e medias, ja çfarë shkruan për Metën dhe Bashë: Më vjen për të vjell…!

Gazetari nuk e fsheh neverinë për politikanët që flasin për lirinë e medias, ja çfarë shkruan për Metën dhe Bashë: Më vjen për të vjell…!

Në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, gazetari Sokol Balla ka reaguar ashpër ndaj politikanëve që flasin për lirinë e medias.

Përmes një statusi në Twitter Balla e drejton gishtin nga politika, duke mos e fshehur neverinë, por pa përmendur emra. Balla flet për temen e ndarjes së fondeve publike për mediat, e cila u trajtua edhe nga presidenti Ilir Meta sot.

Statusi i Sokol Ballës

“Më hapën barkun Ata që flasin për ndarje fondesh publike për median dhe që e nisën atë lojë vetë kur kishin qeverinë.

Më bëjnë të vjell “Ata” që kujtohen për gazetarët që dikur i rrahen dhe i burgosen, sa harrojnë dhe i kërcënojnë kolektivisht edhe Ditën e Lirisë së Shprehjes”

Statusi i Ilir Metës

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit e gjen sot Shqipërinë të renditur ndër vendet me liri të pjesshme të medias. Shqetësimet e thella të ngritura në raportet e fundit të “Freedom House” dhe “Reporterëve pa kufij”, për fatin e keq, vijojnë të hasin në vesh të shurdhët.

Shtypi ynë sot, edhe sipas këtyre organizatave, është më pak i lirë dhe i pavarur, mediat goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar dhe tentativat për të përdorur fondet publike për të kontrolluar lirinë e shprehjes janë alarmante.

Kjo situatë duhet të marrë fund! Media e lirë luan rol kyç për të garantuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen. Praktikat e mohimit të së drejtës së gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt veprimtarinë e autoriteteve publike duhet të ndalen. Sepse çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë.

Të dashur gazetarë,

Duke ju uruar këtë ditë, ju ftoj pa humbur kohë të unifikoheni në qëndrime, larg autocensurës, të denonconi hapur dhunën, shantazhin e presionet, gjuhën e urrejtjes e frikësimit, por dhe kushtet e papërshtatshme të punës.

Ndryshimi është në dorën tuaj dhe fillon nga përhapja e informacionit të vërtetë, pa pritur më që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste.

Të dashur gazetarë që keni vendosur të mos tradhëtoni profesionin e misionin tuaj, jam pranë jush dhe sakrificave që bëni për të mbrojtur dinjitetin tuaj dhe fjalën e lirë!

Ju do triumfoni sepse shqiptarët s’mund të kthehen 30 vite pas për të ndjekur Zërin e Amerikës apo Deutsche Welle-n, që të kuptojnë se çfarë ndodh në atdheun e tyre

Statusi i Lulzim Bashës

Shqipëria renditet në vendin e 82-të përsa i përket lirisë së medias, në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij, dukë shënuar rënie me 7 vende krahasur me një vit më parë, por në krahasim me vitin 2013 ka një përmirësim me 20 vende.

Vetëcensura, interesat financiare dhe kryesisht ndërhyrja e politikës, shihen si faktorët kryesore që cënojnë lirinë e medias.

Por pavarësisht kësaj, politika “nuk harron” që edhe në Ditën Botërore të Lirisë së Medias të bëjë apel më për shumë pavarësi për gazetarët dhe mediat, edhe pse akuzohet si fajtorja kryesore për situatën.