Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Spiropali u shpreh se nga këto protesta qeveria rron e mbretëron për 110 vjet.
Spiropali nga studio e emisionit “Mbrëmje” në ABC News, theksoi se ndërkombëtarët nuk i marrin seriozisht këto protesta.
“Me këto protesta qeveria rron e mbretëron për 100 vjet. U zunë rrugën shqiptarëve për punë, spitale, po bllokojnë ekonominë, dhe në përgjithësi është tentativë për t’i zënë rrugën shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Është e qartë që peshën e dështimeve që kanë në kurrizin tyre ta hedhin në shpinën e Shqipërisë, por te jeni të sigurt që të gjithë ndërkombëtarët i kanë njohur tashmë, janë pataksur dhe janë kthyer në të pabesueshëm për ta.
Edhe në takimet që zhvillojmë nuk përmenden më. Askush nuk e ngre çështjen e opozitës si çështje serioze. Nuk ka ndërmend njeri t’u hapë rrugë në zgjedhjen që ata kanë bërë për të shkuar drejt dështimit politik”,- pohoi Spiropali.