Protesta e opozitës duke bllokuar akset kryesore në të gjithë vendin po degradon dhe një fakt i rëndësishëm është braktisja dhe largimi edhe i militantëve nga mynyra antiqytetarë e të protestuarit.
Sot si gjithmonë kanë tentuar të bllokojnë edhe në një prej hyrjeve të Tiranës, qarkullimin e automjeteve te sheshi “Shqiponja”.
Por ajo që bie në sy nga këto fotografi të realizuara me dron, është numri i vogël i protestuesve, që deri tani kanë mundur të bllokojnë vetëm një nga senset e rrugës me katër korsi.
Kujtojmë se një pjesë e konsiderueshme e protestuesve në këtë shesh janë ata të cilët protestojnë prej muajsh tashmë kundër shembjes së banesave te zona e “Astirit”. Protesta pritet të zgjasë rreth 2 orë.