Monarët dhe Luarët si mbështetës të opozitës së rrugëve janë mbledhur në Lezhë duke bllokuar mbikalimin e Milotit, aty ku një javë më parë ishte kreu i PD-së Lulzim Basha.
Protestuesit kanë bërë thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë. Por policia iu ka bërë thirrje të shpërndahen pasi protesta sipas tyre është e paligjshme dh do përgjigjen para ligjit. Mirëpo trimat kanë ngelur të zhgënjyer kur kanë parë se anjë makinë nuk ka rënë në rrjetën e tyre.
Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe policia i ka dhënë zgjidhje trafikut duke e devijuar. Me sa duket protesta nuk e ka dhënë impaktin e pritshëm për bllokimin e automjeteve, pasi ato tashme po qarkullojnë lirshëm në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç.