Në Gjirokastër opozita e rrugës dhe militantët kanë nisur bllokimin e rrugës. Ajo që bie në sy është se numri i protestuesve është i vogël sa dallon më shumë prania e forcave policore.
Në këtë qark protesta është nën drejtimin e ish-deputetit Tritan Shehu.Ata janë vendosur tek Ura e Leklit në kryqëzimin Tepelene-Gjirokastër-Përmet
‘Besnik’ i protestës së opozitës rrugore, Dasho Aliko, ish-kryekomunar i Lazaratit, nuk mungoi as në tubimin për bllokimin e rrugës. Krah ish-deputetit Tritan Shehu, Dasho Aliko shihet teksa i ‘jep zemër’ mbështetësve duke bërë simbolin e demokracisë, dy gishtat, por i mungon dekorata e kryetarit të shtetit të Lazaratit: Për merita të veçanta të krijimit të shtetit brënda shtetit dhe një presh për Tritanin, si dhuratë për heroin e 97′-ës në stadiumin “Roza Haxhi”.