Trashëgimtarja e “Top Medias” Sara Hoxha siç dihet vitin e kaluar i dha fund beqarisë me moderatorin Ledion Liço në një ceremoni madhështore që mori vëmendjen e të gjithëve.
Sara dhe Ledioni janë prindër të një djali që quhet London.
Mirëpo, ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur çifti nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale.
Ledioni prej muajsh i ka mbyllur adresat e tij ndërsa Sara rrallëherë publikon foto nga përditshmëria.
Mbrëmjen e djeshme, ajo ka publikuar disa video të London, ku bie në sy që vogëlushi tashmë është rritur shumë.
Në një postim ai shihet duke ngrënë vetë, ndërsa në tjetrin shihet teksa i dhuron një puthje nënës së tij.
“Kjo është dashuri” ka shkruar Sara pranë videos së ëmbël me të birin që me siguri e ka bërë bashkëshorti i saj Ledion.