Kryedemokrati Lulzim Basha dha sot disa detaje edhe për protestën e sotme në akset rrugore.
Basha tha se protesta do të zgjasë plot 3 orë, ndërsa ftoi masivisht qytetarët të bëhen pjesë e saj.
“Përballje me protesta nuk mund të konsiderohet thjesht si karshillëk, por se nuk kemi asnjë instrument tjetër.
Përballë dhunës çdo popull europian vepron si ne.
Ne jemi të vendosur të vijojmë me mosbindjen civile, i bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen në këtë aksion duke filluar sot në orë 18 deri në orën 21” – tha Basha.
Në orën 18:00, atëherë kur është lajmëruar fillimi i protestës, vetë Basha do te jetë në qytetin e Elbasanit ku do të bllokohet mbikalimi i Bradasheshit.
Në krye të protestave do të jenë ish-deputetët e opozitës dhe krerët e partive të koalicionin opozitar.