osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Krekosja e Haradinajt përballë Ramës, pas Berlinit!

Krekosja e Haradinajt përballë Ramës, pas Berlinit!

Mbi polemikat shqiptare pas Samitit të Berlinit: përse më shumë duhet besuar Edi Ramës se shefit të qeverisë së Kosovës me 99 zëvendësministra?

Nga Enver Robelli

Edhe në kryeqytetin e Gjermanisë Ramush Haradinaj bëri politikë të brendshme. Fillimisht iu ngërmua një konsulli për shkak se disa qytetarë të Kosovës po prisnin në rend për të kryer ndonjë punë. Para çdo konsullate shpesh ka njerëz që presin. Sidomos presin para konsullatave të atyre vendeve me diasporë numerikisht të madhe. Kështu është para konsullatave të Kroacisë në Gjermani dhe konsullatave të Bosnjës në Austri apo Zvicër.

Padurimi i shqiptarëve para sporteleve është epokal. Secili e njeh «dikë» dhe do të kryejë punë pa rend, duke u shtyrë e duke mallkuar shtetin. Skena të njohura këto. Rrjedhimisht, ngërdheshja e Haradinajt në Berlin ishte një përpjekje për të treguar muskujt në drejtim të përkrahësve të tij në Kosovë: pa shihni, pa shihni, çfarë mangupi jam unë! Shihni si ju bërtas unë! Mentalitet odash, ku flet ai që është ulur në krye të vendit. Nganjëherë shqiptarëve u bëjnë përshtypje këto gjeste mujshare, fundja po të mos kishin një afinitet për të parë këso gjestesh, shqiptarët nuk do të përfundonin të sunduar nga autokrati në autokrat.

Edhe më skandaloze ishte krekosja tjetër e Haradinajt se në Berlin qëndroi si dragua kundër armiqve të shqiptarëve siç janë Edi Rama e Hashim Thaçi, të cilët i paskëshin bërë presion ta heq tarifën ndëshkuese ndaj prodhimeve serbe. Madje Rama e Thaçi i paskëshin bërë presion më shumë se ish-sekretari i Vojislav Sheshelit. Për ta bërë situatën edhe më dramatike, Haradinaj tha se në Berlin i paskësh bërë ballë edhe Angela Merkelit, gruas më të pushtetshme të politikës botërore, dhe Emmanuel Macronit, presidentit të Republikës Franceze. Mungonte vetëm edhe tingulli i lahutës bridashe për të marrë formën e legjendës beteja heroike e Ramush Haradinajt në Berlin.

Versioni që Haradinaj po e përhap në opinion është larg, shumë larg të së vërtetës. Së pari ka një kod etik që bisedat joformale nuk nxirren në shesh – së paku jo pa miratimin e pjesëmarrësve. Shkelja e parimit të mirëbesimit ka pasoja për atë që krekoset në publik. Së dyti – mënyra si komunikon Haradinaj nuk ka të bëjë me Samitin e Berlinit, ka të bëjë me fushatën e tij populliste për të zgjeruar bazën e votuesve në Kosovë. Së treti – në asnjë prononcim publik Angela Merkel nuk i ka përmendur tarifat ndaj Serbisë në mënyrë eksplicite. Kush e ka përcjellë punën politike të Angela Merkelit, kush e njeh stilin politik të saj dhe sidomos biografinë e saj – e di se Merkel nuk kërcënon, madje edhe tensionet e mëdha me Vladimir Putinin, Rexhep Taip Erdoanin dhe Donald Trumpin ajo i kalon me një qetësi olimpike dhe me nerva të hekurta. Për Merkelin Ramush Haradinaj është thjeshtë një politikan ballkanik të cilit mund t’ia ngatërrojë edhe emrin.

Ramush Haradinaj ka nevojë të bëjë heroin e vetmuar në Berlin gjithnjë duke i pasur parasysh rrethanat politike në Kosovë. Nga frika se PDK mund të fundoset në zgjedhje, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi po i bëjnë sehir Haradinajt. Ky i fundit duket se po e shijon këtë moment të karrierës së tij politike. Por kur shijimi i pushtetit stoliset edhe me të pavërteta, gjysmë të vërteta, të vërteta të lakuara sipas qejfit, me rrahje gjoksi, atëherë kjo qasje i ngjan karnavalit. Politika nuk është ring boksi.

Në polemikat rreth Samitit të Berlinit larg më i besueshëm është Edi Rama se kryeministri i Kosovës. Edhe nëse e injorojmë tërësisht sqarimin që bëri Rama, mjafton të shikohet «Pressemitteilung 142», deklarata për shtyp numër 142, e lëshuar nga qeveria gjermane pas Samitit të kryesuar nga Merkel dhe Macron. Aty nuk përmenden fare tarifat ndëshkuese ndaj Serbisë. Njëkohësisht nënvizohet se të gjithë pjesëmarrësit janë pajtuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Berlinit. Dhe si pjesë të këtij procesi numërohen: konektiviteti, bashkëpunimi ekonomik, tregtia e lirë, bashkëpunimi në çështjet e sigurisë, shkëmbimi i të rinjve dhe pajtimi. Përse Haradinaj nuk shprehu mospajtim ndaj kësaj deklarate për shtyp, ku përmendet tregtia e lirë, e cila nënkupton tregti pa tarifa ndëshkuese? Përse nuk kundërshtoi atë pjesë të deklaratës, ku thuhet se Serbia dhe Kosova janë pajtuar që «me ndërmjetësimin e BE-së» të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare?

Nuk është kurrfarë sekreti që shumë shtete perëndimore kërkojnë heqjen e tarifave ndëshkuese. E kanë bërë këtë SHBA-të, Gjermania, Franca. Do të vazhdojnë ta bëjnë. Me siguri një kërkesë të tillë ia kanë bërë Haradinajt joformalisht edhe në Berlin. Edhe Thaçi mund të jetë rreshtuar në anën e Merkelit dhe Macronit, po ashtu edhe Rama. Megjithatë, në dy fjalime të mbajtura në Berlin që i shpërndau sot presidenti i Kosovës, heqja e tarifave nuk kërkohej, përkundrazi!

Kosova mund të kundërshtojë kërkesat për heqjen e tarifave, por kjo herët apo vonë ka një kosto. A e paguan Haradinaj apo populli – kjo shihet dikur. Në të kaluarën Kosova ka pasur aventurierë politikë që ia mbyllnin telefonin Madeleine Albrightit, duke rrezikuar shumë procese. Haradinaj mund të sillet si azgan nëpër mëhallë, por vetëm sa për të argëtuar opinionin shqiptar apo për t’u ngrefosur në ndonjë restorant në Detroit. Kjo s’mjafton për politikë të mençur. Do të ishte mirë sikur tarifat ndëshkuese të mbesnin në fuqi deri në ditën kur Serbia e pranon Kosovën, por bota nuk është e tillë siç mund të paramendohet nga ndonjë odë kosovare. Sigurisht që vendimi për të ndëshkuar pak Serbinë me tarifa ka qenë i domosdoshëm dhe tepër i vonshëm përballë aksioneve të sabotimit nga ana e Beogradit viteve të fundit. Por vendimet e tilla nuk duhet të personalizohen dhe komercializohen për fushata para-elektorale. Edi Rama e Hashim Thaçi meritojnë kritikat më të ashpra për sjelljen e tyre në nëntë muajt e fundit prej se filloi saga e «korrigjimit të kufijve», por kjo më së miri bëhet me fakte dhe jo me sajime nga korridoret e Berlinit. Kur politika e brendshme bëhet politikë e jashtme, gjasat janë të mëdha që ai shtet të humb edhe jashtë, edhe brenda.

Në Berlin mund t’i jetë ndalur hovi idesë për copëtimin e Kosovës, por drama do të vazhdojë. Dhe këtu nuk duhet pasur iluzione se Gjermania do të bëjë mrekulli, as nuk duhet idealizuar Angela Merkelin. Debati mes Kosovës dhe Serbisë ka dalë nga binarët edhe për shkak të rolit pasiv të Gjermanisë. Që nga viti 2011 Gjermania – e sidomos kancelarja Merkel – nuk i ka bërë fare presion Serbisë. Një ambasador gjerman në Prishtinë e lartësonte në qiell marrëveshjen «historike» të Brukselit. Tash pas Samitit të Berlinit Gjermania prapë nuk e tha atë që duhet thënë: Serbia duhet ta pranojë Kosovën! Recitimet se «duhet dialog» tingëllojnë absurde. Nuk po mungon dialogu qe sa vjet, por po mungojnë konsekuencat ndaj Serbisë, madje ajo po shpërblehet e Kosova po mbahet e izoluar! Kjo nuk është politikë e zgjidhjes së problemeve. Për këto gjëra duhet të shqetësohet kryeministri i Kosovës. Jo të merret me poza bajate.