Lulzim Basha ka caktuar detyrat për qeverinë dhe ministrat e rinj. “Do prezantoj 10 detyrat kryesore që qeveria tranzitore do të ketë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, që do vetëm vullnet politik, që kryeministri i qeverisë tranzitore dhe ministrat të jenë jashtë konfliktit të interesit”.
Kështu ka thënë Lulzim Basha, ndërsa ka mbledhur disa njerëz nga opozita dhe gazetarë. Kuptohet, Basha e Kryemadhi nuk kanë pse pyesin Edi Ramën dhe PS-në, pasi ata e kanë ndarë mendjen për krijimin e qeverisë së re dhe kanë gati edhe kryeministrin e ri.
Por se si do ta zgjedhin qeverinë e re pa votime dhe pa pyetur mazhorancën, një Zot e di. Këtë pyetje nuk ia ka bërë Bashës askush nga gazetarët që kishte ftuar aty, të cilët rrinin e dëgjonin një njeri, që fantazon se mund të shpikë nga hiçi një qeveri, me kryeministrin dhe ministrat që do ai, pa e votuar dhe mandatuar kush.
Thjesht ashtu e ka menduar ai dhe Monika, dhe kanë vendosur ta bëjnë fakt të kryer! Prezantimin e detyrave të qeverisë së re, Basha ia ka lënë Oerd Bylykbashit.
Prezantimi i Bylykbashit
PLATFORMA PËR ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME:
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
LEGJITIMITETI & STABILITETI DEMOKRATIK
• Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i legjitimitetit të Parlamentit, Qeverisë dhe Pushtetit Vendor.
• Zgjedhjet pa standarde dhe të manipuluara hedhin në erë bashkëjetesën demokratike dhe stabilitetin.
ZGJEDHJET E LIRA, THEMEL I STABILITETIT DEMOKRATIK
• Pa zgjedhje të lira nuk ka demokraci, shtet të së drejtës, integrim europian.
• Përmirësimi i zgjedhjeve mundësoi dy rotacione paqësore politike. (2005 & 2013)
• ODIHR (2009): Zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese të Angazhimeve të OSBE-së.
ZGJEDHJET E LIRA, THEMEL I INTEGRIMIT EUROPIAN
• Progresi në standardet zgjedhore në vitet 2002-2013 kontribuoi për progresin e integrimit europian.
• Përkeqësimi i standardeve zgjedhore në vitet 2015 dhe 2017 riktheu si kusht të BE-së zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
VULLNETI POLITIK
• Vullneti politik është parakusht për zgjedhje të lira e të ndershme.
• Legjislacioni nuk mund të zëvendësojë vullnetin e munguar politik.
• Vullneti politik është rekomandimi i parë i çdo raporti të ODIHR-it.
• Një qeveri që nuk ka vullnet për zgjedhje të lira, përbën rrezik për stabilitetin demokratik.
ZBATIMI I LIGJIT VS. REFORMA ZGJEDHORE
• Pavarësisht nevojës për reformë zgjedhore, problemet më madhore në mbarëvajtjen e zgjedhjeve nuk kanë nevojë për ndryshime në Kodin Zgjedhor.
• Këto probleme janë çështje të qeverisjes së përditshme, pra, kërkojnë vetëm vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë e Qeverisë.
• Në rast nevoje për legjislacion, nevojitet vetëm shumicë e thjeshtë, akte të Këshillit të Ministrave apo të ministrave përgjegjës.
PROBLEMET MADHORE TË ZGJEDHJEVE
1. Përfshirja e krimit të organizuar në bashkëpunim me qeverinë në shitblerjen e votës dhe presioni mbi zgjedhësit.
2. Presioni mbi administratën dhe abuzimi me burimet shtetërore.
3. Identifikimi i besueshëm i zgjedhësve.
4. Lista e zgjedhësve dhe sistemi i adresave.
5. Votimi fiktiv i emigrantëve.
6. Roli i policisë në zgjedhje
PROBLEMET E ZGJEDHJEVE KRIMI I ORGANIZUAR & SHITBLERJA E VOTËS
• Shitblerja e votës përbën korrupsion zgjedhor. (krim i rëndë – Kodi Penal 2017) Ky fenomen kriminal cënon lirinë e votës.
• Në 2015-2017 përfshirja e krimit në marrëveshje me qeverinë u kthye në problem akut zgjedhor.
• Zgjedhjet e Korçës në tetor 2013 provuan shitblerjen e organizuar të votës nga PS. Amnistia nga PS e këtij krimi zgjedhor konfirmoi se shitblerja e votës u bë me mbështetje të qëllimshme politike.
• Për herë të parë, ODIHR-i bëri rekomandim për shitblerjen e votës në zgjedhjet 2015. (rekomandimi 14)
• Zgjedhjet e pjesshme të Dibrës në shtator 2016 vërtetuan përdorimin sistematik dhe të organizuar të krimit të organizuar me përfshirjen e niveleve më të larta politike (Dosja 184).
PROBLEMET E ZGJEDHJEVE SHITBLERJA E VOTËS
• Fushata e kanabizimit në 2015-2017, kontrolli i territorit nga rrjetet kriminale me mbështetje policore, sasia e madhe e parasë kriminale, bashkëpunimi i krimit me politikën dhe mbulimi prej saj diktuan rezultatet në zgjedhjet 2017. (Dosja 339/2017)
• Në 2017-ën, ODIHR-i konstatoi rritje dramatike të problemit dhe e renditi shitblerjen e votës në rekomandimin prioritar nr. 2.
• Një sondazh i financuar nga Bashkimi Europian gjeti se 20% e zgjedhësve në Shqipëri pranuan se janë prekur nga shitblerja e votës.
• Korniza ligjore në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal është e mjaftueshme për të goditur shitblerjen e votës. Përfshirja direkte e Ramës me pushtetin e kryeministrit siguron pandëshkueshmëri.
• Zgjidhja e duarve të drejtësisë për të realizuar hetim, gjykim dhe dënim të krimeve zgjedhore pa ndërhyrje politike. (Dosja 184/2016 & Dosja 339/2017)
• Parakusht themelor mbetet vullneti i qeverisë kundër korrupsionit zgjedhor.
• Edi Rama është nxitësi dhe mbështetësi kryesor i këtij fenomeni. Ai nuk mund të garantojë sukses të luftës kundër shitblerjes së votës.
PROBLEMET E ZGJEDHJEVE PRESION MBI ADMINISTRATËN & ZGJEDHËSIT
• Qeveria ushtroi presion mbi punonjësit e administratës publike.
• Punonjësit u detyruan të marrin pjesë në fushatë dhe të votojnë për kandidatët e Qeverisë, duke u kërcënuar me largim nga puna.
• Zgjedhësit u kërcënuan me largim nga puna edhe në kompani private që kanë marrë tendera dhe favore shtetërore.
• Kryeministri urdhëroi policinë të mbledhë vota në fushatë për Partinë Socialiste.
• ODIHR: Cënimi i mundësisë së zgjedhësve të hedhin votën pa frikën e ndëshkimit (pg. 7.7 i Dokumentit të Kopenhagenit – OSBE, 1990)
• Rekomandim prioritar 3 (2017): Qeveria të luftojë presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit.
• Rekomandim prioritar 8 (2017): Shteti duhet të garantojë zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Duhet të parandalohet çdo formë presioni.