Gjykata e K.rimeve të Rënda ka shtyrë seancën për v.rasjen e Admir Muratajt. Mësohet se kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së certifikatës së v.dekjes.
Prokuroria i ka bërë kërkesë Mjekësisë Ligjore për të sjellë certifikatën e v.dekjes së Muratajt.
Akt ekspertimet dhe certifikata e v.dekjes së Admir Muratajt nuk janë ende në dorën e Prokurorisë, duke bërë që të shtyhet seanca ku pritej pushimi i çështjes ndaj tij.
Sipas prokurorit, çrregjistrimi i Muratajt nuk është bërë ende në Tropojë dhe se akt ekspertimet që vërtetojnë katërcipërisht v.dekjen e tij.
Kështu, në një kohë që v.dekja e Muratajt është diskutuar gjatë në opinionin publik, ajo nuk është vërtetuar ende ligjërisht.
Procesi ndaj Muratajt të K.rimet e Rënda, do të zhvillohej për 3 grabitjet e blindave në vitet 2015-2017, ku ai akuzohej si organizatori. Seanca e radhës do të zhvillohet më 14 maj, ora 10:00.