Deputeti Pjerin Ndreu është i përzgjedhuri i socialistëve për Bashkinë e Lezhës në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Pak më parë, Nderu ka postuar një foto i rrethuar nga mbi 40 burra të Malësisë, të cilët i kanë shkuar në shtëpi dhe i kanë shprehur mbështetjen e tyre në garën për kryebashkiak i Lezhës.
‘Mbi 40 burra te shtepise se madhe te “Jakajve” nga Velipoja, Bushati dhe Laci Vaut te Dejes erdhen sonte per te me shprehur mbeshtetjen e forte per zgjedhjet e 30 Qershorit. Jam krenar per secilin prej tyre se nuk me zhgenjejne kurre.
Kam komoditetin si rrallekush te gezoj mbeshtetjen e kusherinjeve te shtepise Jakajve qe nga brezi i 10-te!’, shkruan Pjerin Ndreu.