Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev shprehet optimist për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor apo korrik. Por, ndërkohë VMRO-DPMNE thotë se vendi nuk do të marrë datë për bisedime në qershor.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev shprehet optimist për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor apo korrik.
Pas takimit në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron, Zaev është kthyer më optimist për marrjen e një date për fillimin e negociatave këtë verë.
“E gjitha varet nga Parlamentit Evropian dhe nga zgjedhjet, por besoj se në qershor ajo mund të përfundojë. U ktheva nga Berlini me shumë optimizëm edhe pse vetë konferenca ishte për Serbinë dhe Kosovën” tha Zaev.
Përveç Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit kushtetues, Zaev tha se BE ka evidentuar progress në reformimin e gjyqësorit, që vazhdimisht është cak i kritikave nga Komisioni Evropian. Kryeministri Zaev pohon se vendi ka dërguar rezultate që do të ndikojnë pozitivisht duke përmendur ligjin për Prokurorinë Speciale, që shpreson të merret pas zgjedhjeve presidenciale.
Por, ndërkohë VMRO-DPMNE thotë se vendi nuk do të marrë datë për bisedime në qershor.